Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i dizellit është 1.72 euro për litër, i benzinës me 1.47 euro dhe i gazit me 0.71 euro, pra ka rritje të benzinës dhe naftës për 1 cent, përcjell Telegrafi.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe së hënës.
Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.
Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.
Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe