LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi francez i pijeve alkoolike tani ofron edhe parfume luksoze që do të kushtojnë 5.000 dollarë

Prodhuesi francez i pijeve alkoolike tani ofron edhe parfume luksoze që do të kushtojnë 5.000 dollarë
(Foto: Fragrantica)

Brendi francez, Remy Cointreau, një nga prodhuesit legjendar të pijeve alkoolike, ka shpallur hyrjen në tregun e parfumeve.

Aromat luksoze janë tashmë një degë e re e prodhimit të kompanisë, të ardhurat e të cilës janë rreth pesë miliardë dollarë në vit.

Emri i krijimit të parfumit do të jetë Maison Psyche, ndërsa çmimi për shishe është më i lartë se 5.000 dollarë.


“Kjo lëvizje është logjike dhe strategjike për kompaninë. Shumë prej tyre tashmë po e porosisin këtë parfum, ne do ta shesim atë direkt te konsumatorët, në një vendndodhje të paralajmëruar paraprakisht në Paris”, ka deklaruar shefi ekzekutiv, Eric Vallat.

(Foto: Fragrantica)

Parfumi, i bashkëkrijuar nga bodrumi kryesor i Remy Cointreau dhe parfumeri kryesor i grupit Firmenich, do të përgatitet në fuçi lisi në të njëjtin rajon, ku kompania prodhon konjakun e saj prej 3.000 dollarësh për shishe. Sigurisht, gjithçka është në stilin e pijeve alkoolike, por edhe luksit.

Aroma do të jetë e mbushur me shishe kristal Baccarat të zbukuruara me ar dhe diamante në një botim të kufizuar dhe të numëruar. Çdo shishe do të ketë numrin e vet unik.

Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që ka ndodhur tash e një kohë, përkatësisht ndryshimeve në botën e aromave luksoze. /Telegrafi/

(Foto: Lexicon)