LAJMI I FUNDIT:

Barack Obama gati ta blejë skuadrën e madhe nga NBA për një shifër rekorde për basketbollin amerikan

Barack Obama gati ta blejë skuadrën e madhe nga NBA për një shifër rekorde për basketbollin amerikan

Barack Obama ka qenë njëri nga presidentët më të dashur nga populli amerikan, pasi ishte i pari i shtetit më të fuqishëm në botë për tetë vite, nga 2009 deri më 2017.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si një adhurues i madh i sportit, në veçanti basketbollit ku shpesh herë shikonte ndeshjet e NBA.

Tani Obama mund të bëhet pronar i një klubi basketbolli, pasi po synon blerjen e skuadrës Phoenix Suns.


Klubi nga shteti i Arizonës është vënë në epiqendër të kritikave kohët e fundi për shkak të pronarit aktual, Robert Sarver, i cili është akuzuar dhe dënuar për histori racizmi, seksizmi e ngacmimesh seksuale.

Ai është dënuar me një gjobë prej 10 milionë dollarësh për ngjarje të tilla si dhe u pezullua një vit në ushtrimin e funksioneve të tij në krye të klubit, duke çuar në vendimin për shitjen e klubit.

Ka qenë gazetari i njohur Bill Simmons që ka dhënë lajmin se Obama është gati për ta blerë skuadrën amerikane.

Sipas gazetarit amerikan, ish-presidenti Obama është në kreun e një grupi investitorësh të rëndësishëm që janë gati të shpenzojnë miliarda dollarë për të blerë Phoenix Suns.

Simmons nuk ka treguar se kush janë personat që po mbështetnin financiarisht Obaman për të realizuar këtë blerje të bujshme, por pritet që ajo të jetë më e rëndësishmja ekonomikisht në historinë e sportit në SHBA.

Mendohet se paketa financiare e blerjes së aksioneve nga grupi që ka si figurë përfaqësuese ish-presidentin e SHBA të arrijë në katër miliardë dollarë.

Obama do të ndeshet me një konkurrencë të ashpër për blerjen e klubit të NBA, pasi edhe pronari i Amazon, miliarderi Jeff Bezos, është gjithashtu i interesuar.

Në fakt, Obama është një tifoz i zjarrtë i Chicago Bulls, ndaj zgjedhja e presidentit të 44-t të SHBA për të investuar te Phoenix Suns duket tejet interesante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori