LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë

Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës ka dështuar të intervistojë kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahun, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan deputetët e mazhorancës dhe një deputet nga LDK-ja.


Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj tha se e kanë të pamundur të mbajnë mbledhjen pa pjesëmarrje të mjaftueshme.

Ai tha se vetëm deputeti Besian Mustafa ka dhënë arsyet e mungesës, derisa sipas tij ata të VV-së nuk kanë dhënë asnjë paralajmërim për mos pjesëmarrje.

Pas mbylljes së mbledhjes, deputeti nga PDK-ja Abelard Tahiri tha se mospjesëmarrja e VV-së është e qëllimshme pasi që, sipas tij, sot pritej të caktohej agjenda e ftesave për të intervistuarit e radhës ku bënte pjesë edhe ambasadori Martin Berishaj. /kp/