Restoranti i shqiptarit në Kroaci që doli në Netflix, flet pronari Akiku
Emisioni “Somebody Feed Phil” ishte në qendër të vëmëndjes në Kroaci pas shëtitjes së autorit të emisionit për gatim dhe ushqim, Phil Rosenthal i cili viziton vendet e gatimit dhe shitjes së ushqimit në të gjithë botën. Në serinë e emisionit të muajit tetor të dhënë në Netflix, Rosenthal ka qenë edhe në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, ST BUREK SPLIT që udhëhiqet nga Adnan Akiki, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ne kemi biseduar me Adnanin për veprimtarinë dhe për biznesin me produkte të brumit nga fillimi e deri më tani. Gjithashtu kemi biseduar edhe për të ardhmen dhe mesazhin që ai e ka për të rinjtë.
Në pyetjen e Telegrafit në Maqedoni për arritjet dhe suksesin, Adnani nga Zherovjani i Tetovës ka thënë se suksesi i tyre është arritur me punë dhe lodhje që nga vitin 1958, nga një lokacion tjetër në Skradin të Kroacisë dhe pastaj në Bashka voda nga viti 1967 dhe pastaj me hapjen e biznesit familjar ST Burek në Split nga viti 1983, ku janë edhe sot. Akiku thotë se është një biznes i punuar nga tre breza të familjes. Ai thotë se biznesin e ka trashëguar nga babai dhe tashmë është duke i’a lënë biznesin djalit të tij.
Duke biseduar rreth dokumentarit të Phil Rosenthal me kërkesë të Netflix, Akiku ka thënë se përzgjedhja e restorantit të tij është bërë nga klientët e mahnitur nga produktet e tyre. Në të kaluarën Akiku thotë se kanë pasur klientë të famshëm dhe të njohur nga bota e sportit, kulturës dhe biznesit dhe këtë e kanë arritur duke ofruar kualitet. Sipas Akikut njohja e restorantit familjar është bërë nga turistët që e kanë rekomanduar nëpër rrjete e ndryshme socilae duke thënë “kur të jeni në Split të Kroacisë mos e humbni mundësinë të hani burekun e ‘ST Burek Split’.
Ai thotë se me punë arrihet gjithçka dhe për këtë sugjeron që të rinjtë mos e humbin vullnetin, shpresën dhe duhet të synohet çdo herë suksesi pasi kjo tregon edhe kulturën kombëtare. Akiku thotë se shqiptarët janë ambasadorë të suksesit në Kroaci duke përfaqësuar popullin shqiptar si punëtorë dhe të zellshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje