LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira biznesmenit Bedri Rexhepi

I jepet lamtumira biznesmenit Bedri Rexhepi

Mesditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhpi, i cili u vra në prill të vitit të kaluar por mbetjet mortore të të cilët u gjetën vetëm para pak javësh.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë ndërsa u varros në varrezat e qytetit në Shtime.


Për vrasjen e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut të cilët janë në paraburgim.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë në një konferencë për media deklaroi se Rexhepit i ishte marrë jeta për shkak të 30 mijë eurove, të cilët të dyshuarit mendonin se biznesmeni i kishte me vete pas një ujdie paraprake për shitjen e dy veturave.

Përmes një reagimi, familja Rexhepi të martën tha se presin që drejtësia të vihet në vend dhe të dyshuarit të cilëve iu është ngritur aktakuza të marrin dënimin e merituar.

“Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e tyre”, thuhej në deklaratë.

Familja Rexhepi tha se Bedriu ishte rënë pre e një mashtrimit me qëllim të grabitjes dhe, sipas tyre, i erdhi nga një familje të cilës i kishte ndihmuar.

“Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qëllim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar. Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu”, vijoi reagimi./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori