LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se Starlink do të vazhdojë të financojë qeverinë e Ukrainës “falas”, pavarësisht humbjes së parave

Elon Musk thotë se Starlink do të vazhdojë të financojë qeverinë e Ukrainës “falas”, pavarësisht humbjes së parave

Elon Musk, CEO i SpaceX e ka tërhequr vendimin e tij për ndalimin e financimit të terminaleve Starlink të dërguara në Ukrainë, duke shkruar në Twitter se kompania e tij do të vazhdojë të ofrojë shërbime satelitore të internetit “falas” për qeverinë ukrainase, edhe nëse kjo do të thotë se kompania do të humbë para.

“Të vajë në djall”, shkruan Musk në Twitter. “Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë falas qeverinë e Ukrainës”, raporton The Verge.


Gjatë së premtes, një raport nga CNN zbuloi se SpaceX e kanë pyetur qeverinë amerikane se nëse ata mund të paguajnë për terminale shtesë të dërguara në Ukrainë, e gjithashtu edhe për shërbimet aktuale të internetit. Këto shpenzime raportohet se kapin shifrën prej 127 milionë eurove deri në fund të vitit 2022, dhe afro 390 milionë euro të tjera për vitin 2023, përcjell Telegrafi.

Musk më vonë shtoi në Twitter se Starlink nuk mund të financojë shërbimet në Ukrainë “për një kohë të pacaktuar”, duke vënë në dukje në një postim tjetër në Twitter se Starlink humbet rreth 20 milionë dollarë në muaj për të ruajtur shërbimet e saj.

Sipas Musk, Starlink ka dërguar rreth 25,000 terminale për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës për luftë. Shërbimi i Starkink ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbajtjen online të civilëve dhe ushtarëve ukrainas gjatë luftës, teksa vendi vazhdon që të ketë ndërprerje nga sulmet ruse me raketa, dhe rreziku për sulme kibernetike mbetet i lartë.

Musk u përball me kritika pasi kishte bërë një sondazh duke i pyetur përdoruesit e Twitter se nëse Ukraina duhet ta arrijë “paqen” me Rusinë duke i dorëzuar Krimenë dhe rajonet e tjera të aneksuara. Kjo rezultoi me një përgjigje nga ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk, i cili tha: “Zhduku, është përgjigja ime më diplomatike”.

Zëvendëskryeministri ukrainas Mykhailo Fedorov më vonë kishte shkruar në Twitter se Musk “është ndër donatorët privatë kryesorë në botë që mbështesin Ukrainën”, dhe se “Starlink është një element thelbësor i infrastrukturës sonë kritike”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
Një shtëpi dykatëshe po ndërtohet në Houston me printer 3D

Një shtëpi dykatëshe po ndërtohet në Houston me printer 3D

Teknologji
Kalo në kategori