Mes kritikave të opozitës është miratuar Marrëveshja ndërkombëtare për Reformë në Skemat Sociale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, nënkryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku ka kërkuar reflektim nga qeveria për të tejkaluar siç tha ai këtë ngërç edhe në seancë plenare.
“Ne do të abstenojmë për këtë marrëveshje. Kam pritur reflektim për këtë, pasi që është hera e tretë që po shqyrtohet pa asnjë ndryshim”, theksoi Lushtaku.
Edhe dy deputetët nga pozita, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë kërkuar reflektim nga Ministria e Financave, veçanërisht për 15 milionë eurot të kësaj kredie.
Para votimit, deputeti Korenica tha se pa opozitën nuk kalon kjo marrëveshje në kuvend, prandaj për këtë ai kërkoi të gjindet një formulë për ridestinimin e 15 milonë eurove të kësaj shume që rrjedhin nga kredia 47 milionë.
“Ne duhet me gjetë mbështetjen e opozitës. Kot flasim nga tri katër orë nëse nuk e kemi mbështetjen e opozitës”, tha Korenica.
Ministri Murati u pajtua me propozimin e bashkëpartiakëve të tij, por deputeti Avdullah Hoti tha se është i vonshëm ridizajnimi i kësaj marrëveshje, pasi që është e nënshkruar tashmë.
“Ua ka lënë në dorë këtë marrëveshje Banka Botërore. Ishte dashur atëherë me kërku ridizajnim. Tash është vonë”, tha ai.
Ndërsa, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 është shtyrë për javën tjetër.
Po ashtu edhe Raporti Vjetor për Fondin e Kursimeve Pensionale për vitin 2021 është shtyrë sërish për javën e ardhshme.
Ndërsa, me shumicë votash Komisioni miratoi Raportin Vjetor Financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje