LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti i BERZH-it takon përfaqësuesit e biznesit në Kosovë, diskutohet rreth zhvillimeve ekonomike

Zëvendëspresidenti i BERZH-it takon përfaqësuesit e biznesit në Kosovë, diskutohet rreth zhvillimeve ekonomike

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Mark Bowman është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Odës Ekonomike Gjerman-Kosovare (OEGJK), Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE).

Sipas njoftimit, udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënie me Qeverinë dhe Avokim në OEGJK, Sytrime Dervisholli ka theksuar se eksportet për shtatë muaj, nga Kosova në Gjermani janë rritur 43 për qind si dhe rritjen e investimeve direkte për 55 për qind.


Ajo ka informuar përfaqësuesit e BERZH-it lidhur me rezultatet e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar në fillim të korrikut, ku morën pjesë mbi 150 përfaqësues biznesi, duke përfshirë këtu 40 drejtues të kompanive gjermane, në cilësi të investitorëve potencialë.

Po ashtu, Dervisholli i ka dorëzuar Bowmanit studimin më të ri nga OEGJ dhe dhe Instituti Riinvest, rreth kapaciteteve të digjitalizimit në sektorin prodhues të Kosovës.

Në fund, gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend dhe kërkesat e sektorit privat në përmirësimin dhe azhurimin e legjislacionit, që mundëson përmirësimin e klimës të së bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori