LAJMI I FUNDIT:

Babai i Gigi Hadidit, Mohamed flet për marrëdhënien e spekuluar të modeles me Leonardo DiCaprion

Babai i Gigi Hadidit, Mohamed flet për marrëdhënien e spekuluar të modeles me Leonardo DiCaprion

Leonardo DiCaprio ka fituar admirimin e babait të Gigi Hadidit, Mohamed Hadid cili e ka përshkruar aktorin si “shumë të këndshëm” mes thashethemeve se ylli po takohet me modelen shumë më të re.

Prej ditësh kanë qarkulluar thashethemet se aktori 47-vjeçari dhe modelja 27-vjeçarja kanë nisur një romancë pasi DiCaprio u nda papritur nga modelja Camila Morrone disa ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç këtë vit.

Madje fituesi i “Oscar” dhe ylli i pasarelave, u panë të afërt në një festë në New York – duke ndezur dhe më shumë spekulime se ata janë në lidhje, shkruan Mirror.


Foto: Getty Images

Dhe tani babai i Gigit, zhvilluesi multimilioner i pronave Mohamed, ka ndarë pikëpamjet e tij për Leonardon dhe lidhje e tyre të supozuar.

“E takova DiCaprion në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu ai”, ka thënë babai i modeles.

Foto: Getty Images

Dhe kur bëhet fjalë nëse Leo dhe Gigi janë apo jo në lidhje, duket se Mohamedi është po aq në errësirë ​​sa çdokush tjetër.

“Ata janë miq – ata e njohin njëri-tjetrin për disa kohë. Nuk kam folur me vajzën time për DiCaprion. Unë nuk mendoj se ata janë në lidhje – besoj se ata janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di”, ka shpjeguar ai.

Foto: Getty

Raportet në fillim të kësaj jave sugjeruan se Leo dhe Gigi kishin marrë vendimin për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel të ri.

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid fotografohen për herë të parë në shoqëri të njëri-tjetrit mes raportimeve se kanë nisur një romancë
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid fotografohen për herë të parë në shoqëri të njëri-tjetrit mes raportimeve se kanë nisur një romancë

Një burim i afërt me çiftin i tha Page Six se ndërsa ata tani janë duke u takuar, ata ende ‘po i marrin gjërat ngadalë’ dhe po shoqërohen si çift ashtu edhe në grup.

Leo, i cili ka një reputacion për lidhje me femra shumë më të reja se ai, ishte takuar me Camila Morrone katër vjet para se të ndahej në gusht të këtij viti.

Ndërsa Gigi ishte në lidhje me ish-yllin e One Direction, Zayn Malik nga 2015 deri në 2021 – dhe bashkë kanë një vajzë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Magazina
“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

Magazina
Kalo në kategori