LAJMI I FUNDIT:

Martial shpërthen ndaj Mourinhos, tregon prapaskenat se s’i portugezi ia hoqi numrin nëntë nga fanella dhe e poshtëroi atë

Martial shpërthen ndaj Mourinhos, tregon prapaskenat se s’i portugezi ia hoqi numrin nëntë nga fanella dhe e poshtëroi atë

Anthony Martial është rikthyer të flas për marrëdhënien e tij me trajnerin portugez Jose Mourinho.

Sulmuesi francez filloi të qëndronte në bankë nën urdhrat e Special One dhe shkëlqimi i tij humbi në Old Traford.


Martial ka treguar fillimisht se s’i ia hoqi fanellën me numrin nëntë Mourinho, duke ia dhënë atë 11.

“Filloi me numrin e fanellës. Gjatë pushimeve, ai më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse do të ndryshoja nga numri 9 në 11, duke më shpjeguar se ishte shumë më mirë sepse ishte numri i legjendës Ryan Giggs”.

“Unë i thashë që kisha respekt të madh për Giggs, por që do të preferoja të mbaja numrin tim 9. Dhe kur kthehem në klub, shoh fanellën time me numër 11”, tha Martial për France Football.

Tutje francezi shtoi se Mourinho e nënvlerësoi njëjtë siç kishte bërë me Benzeman në Real Madrid.

“Ai nuk më respektoi mua. Mourinho foli për mua në shtyp, fraza të vogla, pak ashtu siç kishte bërë me Karim Benzema në Real Madrid”.

“Në sezonin 2017-2018, unë isha golashënuesi më i mirë i ekipit. Megjithatë Mourinho solli Alexis Sanchez dhe pastaj nuk luajta shumë, ishte edhe sezoni i Botërorit dhe më kushtoi shumë në fund, sidomos pasi fitoi skuadra franceze, duhet të isha atje”, tha Martial. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori