Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare dhe kjo ka shkaktuar humbje të konsideruara të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë.
Megjithatë Trusti, ka arritur të rikuperojë një pjesë të investimeve që pësuan humbje deri në muajin korrik, për shkak të krizës në tregjet financiare botërore si pasojë e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161.6 milionë euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator.
Përkundër që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.
Demi thotë se edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë në tregjet e huaja, rikuperimet do të jenë të vështira.
“Diku tri ditë jemi prapa me raportin, ka qenë më pakë se 100 milionë euro vlera negative për vitin aktual. Aktualisht kjo është gjendja negative për vitin 2022, edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë, rikuperimet do të jenë të vështira, por po ka lëvizje të tilla që janë të thella, herë më shumë e herë më pak…. Për atë periudhë ashtu ka qenë, periudhë e prerë në ato data kanë qenë me atë efekt, por ajo është relative sepse ndryshon”, theksoi Demi për KosovaPress.
Për sa i përket masave që ka ndërmarrë Trusti, ai thotë se qytetarët që janë afër pensionimit nuk ndikohen nga rreziqet financiare.
“Për ato data që po flasim ajo ka qenë (janar-korrik ishte minus 161 milionë euro), e për këto data aktuale që po flasim, deri në fund të gushtit, ka qenë më pakë se 100 milionë euro. Masa kryesore që ka qenë këtë vit, ishte portofolio konservativ i krijuar për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeç e më lartë, të cilëve iu investohen mjetet vetëm në letra me vlerë prej qeverisë së Kosovës, kështu që ata nuk preken nga performanca ndërkombëtare dhe janë me kthim pozitiv rreth 2 përqind. Masa e dytë, ka qenë reduktimi I investimeve kryesisht në tregun e aksioneve, dhe tani gati gjysma e investimeve janë në letra me vlerë të qeverisë së Kosovës, në depozita bankare në Kosovë dhe në para të gatshme. Kështu është minimizua, sepse jemi tre deri katër fish më rënien e më të vogël se sa indekset kryesore botërore”, shton ai.
Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se për të mos ndodhur shkatërrimi i krejt fondit, Bordi i Trustit, Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjent të marrin masa për parandalimin e humbjeve të qindra miliona eurosh nga kursimet e qytetarëve.
Skënderi shprehet se Trusti po e përjeton krizën më të rëndë ndonjëherë.
“Është shqetësues fakti se si institucionet, përkatësisht Bordi i Trustit Pensional të Kosovës nuk ndërmerr masa në bashkëpunim me institucionet kuvendin dhe qeverinë që do kudo këto humbje të jenë relativisht më të lehta apo të pakësuara. Për aq sa zgjatë agresioni rus në Ukrainë, humbjet e Trustit do të thellohen edhe më tutje. Kështu që për mos me shkuar deri te një shkatërrim total i mjeteve të Trustit në tregjet ndërkombëtare, mendoj që qeveria e Kosovës në bashkëpunim me menaxhemntin e Trustit, por edhe me parlamentin, do të duhej të ndryshojë ligjet të cilat janë penguese për kthimin e mjeteve e Trustit në Kosovë, që sa paku mjetet të kthehen në tregun vendor dhe të bëhet ndonjë investim i mundshëm”, shprehet Skënderi.
Ai deklaron se mjetet e Trustit janë të rrezikuara për një rënie edhe të mëtutjeshme.
“Natyrisht se mjetet janë të rrezikuara për një rënie të mëtutjeshme të Trustit në bursën ndërkombëtare, sepse ekonomia ndërkombëtare është duke përjetuar rënie”, thekson ai.
Sa i përket humbjeve në Trust, profesori tjetër universitar, Ujkan Bajra po e kujton iniciativën ligjore në Kuvend muaj më parë për tërheqjen e një përqindje nga Trusti.
Sipas Bajrës, qasja ndaj Trustit ishte dhe mbetet e gabuar. Raportet e fundit sipas tij po tregojnë se kush kishte të drejtë për tërheqjen e mjeteve.
“Kur u fol për tërheqjen e mjeteve të Trustit muaj më parë, kishte një arsye logjike për të konsideruar lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Tani ata skeptikë janë zhdukur, por është mirë të dilni tani dhe të zbuloni se ku është garancia që kthimi i investimit pas kaq shumë ditësh në vend të një kthimi pozitiv, ka një vlerë negative. Prandaj, qasja ndaj trustit ishte dhe mbetet e gabuar dhe tani raportet publike të FKPK-së po tregojnë se kush kishte të drejtë? Nga plasmanet totale prej mbi 2.2 miliardë eurosh të kontribuuesve, në shtator 2022 kthimi nga investimi është negativ me mbi 101 milionë euro. Pra kontributet tona janë ulur në vlerë me mbi 101 milionë euro, duke shkaktuar humbje të konsideruara”, shkroi Bajra.
Në Fondin prej mbi 2.2 miliardë eurosh janë mbi 700 mijë kontribuues të Kosovës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme