LAJMI I FUNDIT:

Kica – Xhelili: Gërvalla dhe Peci ishin të njoftuar muaj më parë për largimin tim nga Guxo

Kica – Xhelili: Gërvalla dhe Peci ishin të njoftuar muaj më parë për largimin tim nga Guxo

Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot e zyrtarizoi kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia Guxo ishte e njohur për dorëheqjen e saj muaj më parë, jo vetëm tani ditëve të fundit.

Deputetja ka deklaruar se Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të dy drejtues të Guxo, ishin të informuar për largimin e saj.


“Njoftimin për tërheqjen, para se të ndodhë kjo që ka ndodhur këto ditë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci e dinin se nuk do të merresha më me Guxo, një muaj apo dy muaj para dorëheqjes reale, më 5 gusht ua dorëzova edhe dorëheqjen zyrtare me shkrim”, ka thënë Kica, për Klan Kosova.

Ajo tregoi edhe arsyen se pse nuk u deklarua për media pas raportimeve për dorëheqjen e dhënë.

“Sapo shkova për pushime, doli në media se jam larguar nga Guxo. Nuk jam përgjigjur sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme, një copë rrugëtim e kam bërë bashkë me Guxo. Rrjedhimisht, ajo çfarë kam thënë është se do të pres derisa të përmbyllen të gjitha procedurat e kuvendeve zgjedhore. Kjo ishte edhe ajo që ua premtova se do ta bëj”, ka thënë Kica -Xhelili.

Ajo ka thënë se për shkaqe të kauzave personale për reformat në drejtësi më nuk është pjesë e grupit parlamentar Guxo-LVV.

Kica-Xhelili tha se arsyet kaq parimore e bëjnë largimin e saj kaq mosbesues, veçse shton se i vjen mirë nëse shërben si shembull.

“Për shkak se jam kaq parimore për atë mendoj se mund të jem kaq mosbesuese. Por, mendoj që një masë e reagimeve ka të bëjë pikërisht me faktin që sikur nuk jemi të gatshëm ta pranojmë mundësinë që ne mund ta kemi një vetëdije të atillë sa të kemi edhe qëndrime të tilla. Por, në qoftë se unë mund të shërbej si shembull atëherë më vjen mirë”, tha ajo.

Madje, Kica-Xhelili thotë se nuk ka vend gjatë fushatës zgjedhore që ka thënë se është për reformat në drejtësi.

“Nuk jam më në atë grup parlamentar për shkaqe të kauzave personale që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi. Nuk ka platformë, nuk ka vend ku unë në fushatë nuk kam thënë që jam për reforma në drejtësi. Kemi folur për vettingun dhe kemi folur për Byronë”.

“Duke filluar nga Byroja duke qenë se projektligji ka ardhur tashmë në kuvend ka qenë publike që unë kam abstenuar për atë projektligj, jo vetëm që kam abstenuar por kam dalë edhe publikisht për të treguar që është gabim mënyra se si po synohet të materializohet Byroja”, tha Kica-Xhelili.

Ajo ka zbuluar për herë të parë se cila qe arsyeja që ajo iu bashkua LDK-së, dhe e braktisi  partinë Guxo.

”Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që unë mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, u shpreh ajo.

Tutje ajo u shpreh se arsyeja që ishte bërë pjesë e listës Guxo, qe reforma në drejtësi.

”Në listën Guxo hyra për reformën në drejtësi. Këtë e kam thënë gati në çdo takim. Asgjë s’ka ndryshuar. Ende jam për vetting, ende jam për byro”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori