LAJMI I FUNDIT:

Rony Lopes, talenti që konsiderohej si ‘Ronaldo i ri’ dhe u ble 25 milionë euro: E kishte menduar karrierën te Real Madridi ose Barcelona, por sot luan te klubi i Ligue 1

Rony Lopes, talenti që konsiderohej si ‘Ronaldo i ri’ dhe u ble 25 milionë euro: E kishte menduar karrierën te Real Madridi ose Barcelona, por sot luan te klubi i Ligue 1

Karriera e Rony Lopes nuk ka shkuar sipas planit, pasi talenti portugez nënshkroi për Manchester Cityn në moshën 16-vjeçare, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua Sevillas në Spanjë. Tani, ai është i huazuar në Francë me Troyes.

Sevilla e bleu për 25 milionë euro, por ai kurrë nuk depërtoi dhe nuk arriti lartësitë që priteshin prej tij. Ai ishte i huazuar te Olympiacos sezonin e kaluar dhe Nice një vit më herët.


“Lëndimet më shkatërruan karrierën. Ato vinin gjithmonë kur isha duke u përmirësuar dhe zgjasnin disa javë. Kanë qenë gjithmonë muskujt e mi”.

“Askush nuk mund të më thoshte burimin e problemit. Unë kam kërkuar përgjigje për pjesën më të madhe të jetës sime”.

“E pashë veten duke luajtur për Real Madridin, Barcelonën, apo Manchester Cityn. Mendoj se mund të kisha arritur në atë nivel”.

“Kjo është gjëja më e vështirë. Ndonjëherë pyes veten se sa larg mund të kisha shkuar nëse nuk do të isha lënduar. Do të doja ta dija”, ka thënë Lopes për L’Equipe.

Rony Lopes fajëson Lopeteguin  

Trajneri Julen Lopetegui është, sipas Rony, arsyeja pse gjërat nuk funksionuan për të në Andaluzi.

“Arrita atje dhe gjeta një trajner me të cilin luajta në Ligën e Evropës vetëm të enjteve”.

“Në fundjavë më linte në shtëpi, as me ekipin. Lopetegui më thoshte se isha në formë të mirë, madje edhe më mirë se të tjerët në pozicionin tim, por se në lojë i fuste të tjerët”.

“Një herë isha me një shok skuadre dhe ai e pyeti se si ishte, por mua jo. Unë mbeta duke menduar se çfarë po bëja këtu”, ka thënë Lopes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori