LAJMI I FUNDIT:

U pa duke qeshur kur Barcelona ra në grup me Bayernin në LK – Oliver Kahn tregon se përse e bëri një gjë të tillë

U pa duke qeshur kur Barcelona ra në grup me Bayernin në LK – Oliver Kahn tregon se përse e bëri një gjë të tillë

Duelet e ardhshme të Bayern Munich dhe Barcelonës në Evropë do të jenë të nxehta.

Kjo për shkak se disa momente pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili vendosi dy gjigantët në të njëjtin grup, imazhet treguan drejtorin ekzekutiv të bavarezëve, Oliver Kahn, gjoja duke buzëqeshur kur u shortuan me katalanasit.

Portieri legjendar qesh pasi Bayerni ra në të njëjtin grup me Barçën gjatë shortit të Ligës së Kampionëve.


Sipas gazetës Sport, Kahn u tall me skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernandez kur Barcelona ra në grupin e Bayernit. Ky akt u cilësua si një “reagim i pazakontë i një personi që mori pjesë në një short ku respekti është normë”.

Në përgjigje të akuzës, Oliver Kahn ka dhënë versionin e tij se përse qeshi në ato momente.

“Ky interpretim ka dalë krejtësisht jashtë mase”, deklaroi ai për Bild. “Robert Leëandoëski na la për Barcelonën vetëm pak javë më parë, tani jemi sërish bashkë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”.

https://www.youtube.com/watch?v=8LlK8rSJbZo&ab_channel=FootballScientist

“Unë buzëqesha me çuditë e tilla të futbollit. Kam respektin maksimal për Robertin dhe Barcelonën, këto ndeshje do të jenë një festë për tifozët e të dy skuadrave dhe tifozët e futbollit në përgjithësi”, shtoi ai.

Bayern Munich starton si favorit në Grupin C, i cili konsiderohet si ‘Grupi i Vdekjes’ pasi ka tre nga skuadrat më të mira evropiane, gjermanët, Barcelonën dhe Interin.

Viktoria Plzen është skuadra më e dobët në letër, edhe pse në Ligën e Kampionëve gjithmonë mund të ketë surpriza. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=roqLbSQC49E

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Kalo në kategori