LAJMI I FUNDIT:

Arbnor Morina i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në humbjen ndaj Malishevës

Arbnor Morina i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në humbjen ndaj Malishevës

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka thënë se tek ekipi i tij nuk funksionoi asgjë  në humbjen ndaj Malishevës me rezultat 3-1.

Ferizaj ka dy humbje dhe një barazimi në tri ndeshjet e para në Albi Mall Superligë.

Morina pas ndeshjes ka thënë se duhet të bëjnë një analizë të thellë, pasi gjërat nuk janë mirë brenda grupit.


“Nuk shkoi asgjë mirë. Prej fillimit deri në fund nuk funksioni asgjë. Është ndeshja më e dobët prejse jam në krye të ekipit. Por, kjo nuk e minimizon fitoren e Malishevës që fitoi me meritë. Duhet të bëjmë një analizë më të thellë për të parë se ku ishte gabime”.

“Ndoshta, kemi gabuar në përzgjedhjen e lojtarëve, por duhet t’i analizojmë gjërat që nuk janë në favor të klubit”.

“Kjo humbje nuk është fundi i botës. Nuk është në rregull brenda grupit tonë, pasi nuk jemi në nivelin që duhet të jemi”, ka thënë Morina pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori