LAJMI I FUNDIT:

Broja mund të luajë rol në transferimin e Gordon te Chelsea

Broja mund të luajë rol në transferimin e Gordon te Chelsea

Everton i ka kërkuar Chelseat që të përfshijë një marrëveshje huazimi për Conor Gallagher ose Armando Brojën si pjesë e ofertës së tyre për Anthony Gordon, sipas raportimeve.

Toffees refuzuan një ofertë prej 45 milionë euro për anësorin në fillim të këtij muaji, por janë të hapur për të arritur një marrëveshje në javët e mbylljes së afatit të transferimeve.


Blutë e kanë rritur ofertën e tyre në 55 milionë euro plus 10 milionë në shtesa, por Everton ka kërkuar Gallagher ose Brojën në huazim si pjesë e marrëveshjes.

Eksod te Chelsea: Priten nëntë largime, për ta thyer më pas rekordin e Real Madridit për më së shumti transferime brenda një afati
Lexo po ashtu Eksod te Chelsea: Priten nëntë largime, për ta thyer më pas rekordin e Real Madridit për më së shumti transferime brenda një afati

Gallagher bëri startin e tij të parë në Chelsea në humbjen 3-0 ndaj Leeds United fundjavën e kaluar, ndërsa Broja ka bërë dy zëvendësime për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon.

Dyshja kanë shijuar huazime të shkëlqyera në Ligën Premier sezonin e kaluar, përkatësisht te Crystal Palace dhe Southampton.

Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë
Lexo po ashtu Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë

Gallagher fitoi çmimin e lojtarin më të mirë të sezonit në Crystal Palace gjatë qëndrimit të tij në Selhurst Park, ndërsa Broja shënoi nëntë gola për Saints sezonin e kaluar.

Mungesa e kreativitetit në sulm, po bën që Chelsea të tentojë të shtojë Gordonin, mirëpo ende nuk dihet se kush mund të shkojë si i huazuar te Evertoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori