LAJMI I FUNDIT:

Lajm i hidhur për Romën në lidhje me lëndimin e Wijnaldum

Lajm i hidhur për Romën në lidhje me lëndimin e Wijnaldum

Roma mund të detyrohet të kthehet në tregun e transferimeve, pasi Georginio Wijnaldum pritet të jetë jashtë për të paktën dy muaj e gjysmë pas thyerjes së tibisë së tij.

“Pas një dëmtimi të pësuar gjatë stërvitjes të dielën pasdite, mesfushori holandez më pas iu nënshtrua testeve mjekësore që konfirmuan praninë e një frakture në tibinë në këmbën e tij të djathtë”, thuhet në një deklaratë të klubit.


“Lojtari do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme në ditët në vijim. FORZA GINI!”.

Sipas Sky Sport Italia, incidenti ka ndodhur në minutat e fundit të një ndeshjeje mes bashkëlojtarëve, por identiteti i lojtarit përgjegjës për sfidën është mbajtur në heshtje, pasi ka qenë një aksident.

Wijnaldum u dërgua menjëherë në klinikën Villa Stuart, ku rrezet X konfirmuan frakturën.

Për fat të mirë, raportohet të jetë një frakturë relativisht e pastër, kështu që nuk duhet të jetë shumë e vështirë për t’u zgjidhur me kirurgji.

Dhjetë gjërat interesante që ndoshta nuk i keni ditur për Wijnaldumin
Lexo po ashtu Dhjetë gjërat interesante që ndoshta nuk i keni ditur për Wijnaldumin

Sugjerimet fillestare që dolën nga Roma këtë mbrëmje janë se nëse Wijnaldum shkon nën thikë, ai mund të kthehet brenda tre muajve, duke i dhënë atij një shans të vogël për t’u rikuperuar në kohë për Kupën e Botës 2022 në nëntor.

Mesfushori sapo mbërriti në formë huazimi me opsion blerjeje nga Paris Saint-Germain, duke bërë një paraqitje zëvendësuese në fitoren 1-0 si mysafir ndaj Salernitana.

Ai ishte menduar të luante më shumë dhe potencialisht edhe të fillonte në ndeshjen e nesërme në Serie A kundër Cremonese në Stadio Olimpico.

Tani mbetet për t’u parë nëse Roma do të kthehet në tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues, duke parë që Wijnaldum është jashtë praktikisht deri në vitin 2023, me pushimin për Kupën e Botës në nëntor dhe dhjetor. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori