Ekspozita Ndërkombëtare e Veturave në Gjenevë, që është planifikuar të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, është anuluar për të katërtin vit radhazi, bënë të ditur organizatorët e ngjarjes.
Ata thanë se në vend të saj tani do të fokusohen tek një ekspozitë tjetër plotësuese, Ekspozita Ndërkombëtare e Veturave e Gjenevës në Katar, e cila do të mbahet më vonë gjatë vitit 2023 në kryeqytetin Doha.
“Për shkak të paqartësive në ekonominë dhe gjeopolitikat globale, si dhe të rrezikut në lidhje me zhvillimet e pandemisë, organizatorët kanë vendosur që ekskluzivisht të fokusohen në organizimin e ngjarjes në Doha në vitin 2023”, thanë organizatorët dhe komiteti permanent i Ekspozitës Ndërkombëtare të Veturave në Gjenevë (ENVGJ), në një deklaratë të lëshuar nga ana e tyre, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Ekspozita e veturave në Doha të Katarit, e cila fillimisht u planifikua si ekspozitë plotësuese e ngjarjes në Gjenevë, tani do të mbetet ekspozita e vetme e ENVGJ për vitin 2023.
Organizatorët bëjnë të ditur se kjo ekspozitë është planifikuar që të mbahet çdo dy vjet.
Ekspozita e veturave në Gjenevë zakonisht është një ngjarje vjetore, por që është anuluar përgjatë tre viteve të fundit për shkak të situatës me pandeminë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermanët parashikojnë dominimin e automjeteve elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe