Agjencia e lajmeve Bloomberg, Tagesschau dhe ARD bëjnë të ditur se Banka Qendrore Evropiane ka shpenzuar miliarda euro për të blerë obligacione të Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë.
Blerjet neto të këtyre obligacioneve kapin shumën 17.3 miliardë euro.
Vetëm për të blerë obligacionet e Italisë, BQE ka shpenzuar 9.8 miliardë euro.
Analistë të bankës gjermane Commerzbank thanë se ky hap ka synuar t’u sinjalizojë tregjeve se BQE-ja është e gatshme të ndërhyjë, kur është e nevojshme. Një rrethanë e tillë është për shembull rritja në treg e primit të riskut për obligacionet e Italisë, krahasuar me ato të Gjermanisë. Rritja e madhe e dallimit midis primeve të obligacioneve të këtyre dy vendeve është njëri nga kriteret e aktivizimit të BQE.
Fakti që dallimi në primin për riskun për obligacionet e Italisë dhe Gjermanisë ra javët e fundit në 2.1 përqind nga 2.5 për qind sa ishte, u sugjeron analistëve se BQE-ja ka ndërhyrë në treg. Këtë e sugjeron edhe pakësimi në muajin korrik me 18.9 miliardë euro të fondeve të maturuara të programit të pandemisë COVID-19 nga obligacionet në euro në banka të Gjermanisë, Francës dhe Holandës. Bloombergu u referohet statistikave të dy muajve të fundit të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane.
Shtete donatore dhe ato marrëse
Me ngritjen e Fondit të rindërtimit pas pandemisë për ta organizuar blerjen e obligacioneve, sipas Bloomberg, Eurozona u nda në tre kategori: në donatorë, ku përfshihet Gjermania, Franca dhe Holanda; në marrës, që janë Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia dhe në të ashtuquajturit neutralë.
Për ta mbajtur monedhën e euros stabile, BQE ka ndërtuar vija mbrojtjeje. Vija e parë e mbrojtjes është Programi i Blerjeve Emergjente për shkak të Pandemisë. Ky instrument mendohet se është përdorur edhe në këtë rast.
Në qershor, presidentja e BQE-së, Christine Lagarde thirri një mbledhje urgjente pas rritjes së dallimit në riskun për obligacionet midis Italisë dhe Gjermanisë.
Në mbledhje Lagarde paraqiti edhe një instrument të ri kundër fragmentimit në Eurozonë: Transmission Protection Instrument. Me këtë instrument mund të bëhen blerje të qëllimshme dhe pa kufi të obligacioneve të vendeve të zhytura në borxhe, gjë që i ul shpenzimet për financimin e borxheve nga këto shtete.
“TPI ofron mundësi për ta qetësuar tregun, që edhe vendet e zhytura në borxhe t’i përballojnë normat e larta referuese të interesit”, thotë Antje Praefcke nga Commerzbank.
Qëndrime “tolerante” nga Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane
Që një vend të ketë të drejtë të shfrytëzojë këtë instrument krize, ai duhet të ndjekë një politikë në parim solide financiare buxhetore si dhe një politikë makroekonomike të qëndrueshme. Ekspertë gjermanë kritikojnë se këto kritere janë shumë të përgjithshme.
Meqenëse Këshilli i BQE-së aktualisht dominohet nga “pëllumbat” (mbështetës të politikës jo të rreptë financiare, në dallim nga “skifterët”), ndër ta përfaqësues të vendeve të zhytura në borxhe, pritet një qëndrim tolerant ndaj një kërkese nga një shtet për ta shfrytëzuar këtë instrument krize. Vende si Italia mund ta shfrytëzojnë shpejt këtë instrument, pasi dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi i ka turbulluar tregjet e bondeve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje