LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane befason të gjithë te Bayerni, mbërriti në stërvitje ‘109 minuta më herët’ dhe qëndroi për më shumë se gjashtë orë

Sadio Mane befason të gjithë te Bayerni, mbërriti në stërvitje ‘109 minuta më herët’ dhe qëndroi për më shumë se gjashtë orë

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane mbërriti në stërvitjen e Bayern Munichut plot 109 minuta para fillimit të seancës dhe qëndroi për më shumë se 6 orë në qendrën stërvitore.

Mane stërviti me shokët e tij të rinj për herë të parë fundjavën e kaluar që nga transferimi i tij prej 27.4 milionë funte nga Liverpooli.

Dhe ai pa dyshim do të kishte lënë përshtypje në seancën e tyre të fundit stërvitore pasi ylli senegalez arriti në bazën stërvitore të klubit ‘109 minuta’ para fillimit të seancës.


Dashuria e madhe për kombin - Mane donte të nënshkruante 'kontratën e vdekjes' vetëm që të luante për Senegalin
Lexo po ashtu Dashuria e madhe për kombin - Mane donte të nënshkruante 'kontratën e vdekjes' vetëm që të luante për Senegalin

Sipas gazetës gjermane BILD, Mane ishte i pari që mbërriti në Sabener Strasse dhe qëndroi për ‘më shumë se gjashtë orë’.

Raportet e mëtejshme thonë se paraqitja e parë e Mane në stërvitje u prit mirë nga lojtarët e tjerë, të cilët janë entuziastë për mentalitetin fitues që posedon 30-vjeçari.

Mane i bashkohet Bayernit pasi ka shijuar gjashtë sezone të frytshme dhe të mbushura me trofe në Anfield me Liverpoolin.

Ai shënoi 120 gola gjatë kohës së tij në klub, veçanërisht duke fituar trofe të rëndësishëm si Liga Premier dhe Liga e Kampionëve.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, foli shumë për Mane dhe pretendon se sulmuesi i gjithanshëm është i gatshëm të luajë në çdo pozicion për ekipin.

“Që në bisedën e parë ai la një përshtypje shumë vetëmohuese, e cila është e jashtëzakonshme për një lojtar me një emër kaq të madh”, tha 34-vjeçari.

“Ai tha, me mjaft modesti, se mund ta imagjinojë veten në çdo pozicion. Është e rrallë të përjetosh që në një bisedë të parë, që një lojtar të vihet plotësisht në shërbim të klubit dhe trajnerit”.

“Kjo e bëri edhe më të madhe kërkesën tonë për të arritur nënshkrimin e tij”, deklaroi Nagelsmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

Përfaqësuesja e Kosovës
Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe

Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe

Ndërkombëtare
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori