LAJMI I FUNDIT:

Miku i Kastriot Myftarajt dyshon për vetëvrasjen: Nuk e besojmë që mund të fluturoje nga kati i katërt

Miku i Kastriot Myftarajt dyshon për vetëvrasjen: Nuk e besojmë që mund të fluturoje nga kati i katërt

Miku i gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, avokati Kastriot Frashëri zbulon detaje nga ditët e fundit të jetës së gazetarit dhe ngre dyshime për pistën e vetëvrasjes.

Avokat Frashëri thotë se Muftaraj nuk kishte shfaqur në asnjë moment asnjë shenjë depresioni apo dëshpërimi.

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë
Lexo po ashtu Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Sa i përket raportimeve në media se Myftaraj vuante nga kanceri në tru, miku i tij avokat thotë se skaneri që kishte kryer pak kohë më parë në QSUT kishte dalluar një masë, por megjithatë nuk kishin dhënë diagnozë.


“Ndaj nuk mund ta besojmë që ti mund të fluturoje nga ballkoni i katit të katërt të pallatit ku banoje drejt botës tjetër teksa nëna ishte shtrirë nga dhimbjet e shiatikut në dhomën e saj”, shkruan ndër të tjera avokat Kastriot Frashëri. /Telegrafi/

IN MEMORIAM KASTRIOT MYFTARAJ
Homazhet më datë 8 Korrik 2022 ora 9:00 – 12:30 pranë Agjencisë Funerale “Alba 2000” në…

Posted by Kastriot Frasheri on Thursday, 7 July 2022