LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo zhgënjeu tre bashkëlojtarë të Man United, ndërsa tani e kërkon largimin nga klubi

Cristiano Ronaldo zhgënjeu tre bashkëlojtarë të Man United, ndërsa tani e kërkon largimin nga klubi

Cristiano Ronaldo ka lënë të zhgënjyer tifozët e Manchester United pasi shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi.

Portugezi ka paraqitur një kërkesë për largim te Djajtë e Kuq pasi mbeti i zhgënjyer me aktivitetin e klubit në këtë afat kalimtar deri tani.


Megjithatë, përpara se të hidhte lajmin për kërkesën për largim, duket se ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit kishte mërzitur tashmë një numër të bashkëlojtarëve të tij aktual – diçka që mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse ai vendos të largohet nga Djajtë e Kuq.

Piers Morgan zbulon mesazhin që i dërgoi Ronaldos pas lajmeve se e dëshiron largimin nga Unitedi
Lexo po ashtu Piers Morgan zbulon mesazhin që i dërgoi Ronaldos pas lajmeve se e dëshiron largimin nga Unitedi

Edinson Cavani ishte ndër ata të acaruar nga ardhja e Ronaldos në klub fillimisht me uruguaianin që kishte mendimin se ai do të kishte qenë sulmuesi i parë i Ole Gunnar Solskjaer. Por, me kthimin e Ronaldos nga Juventusi – dhe duke pretenduar fanellën e mëparshme të Cavanit me numrin shtatë – ai ra në zgjedhjen e dytë.

Në fund, sulmuesi përfundoi duke bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar vetëm dy herë, me lëndime që ndikuan shumë në edicionin e tij në nivel personal.

Ndërkohë, edhe kolegu sulmues i Cavanit, Anthony Martial, ka mbetur i irrituar me rikthimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Manchester. Thuhet se humori i francezit ndryshoi në Old Trafford pasi kishte vështirësi për minutazhë gjatë pjesës së parë të sezonit. Ai përfundimisht iu bashkua skuadrës së La Ligës, Sevillës në formë huazimi deri në fund të sezonit, por shënoi vetëm një gol.

Mallkimi i transferimeve mbi 100 milionë eurosh
Lexo po ashtu Mallkimi i transferimeve mbi 100 milionë eurosh

Lojtari i fundit që ka ndjerë ndikimet e rikthimit të supozuar emocional të Ronaldos në Old Trafford ishte kapiteni i Djajve të Kuq, Harry Maguire. Mbrojtësi që kushtoi mbi 90 milionë euro u ndje i dëmtuar nga pozicioni i portugezit si lider brenda skuadrës së United.

Ndërsa portugezi vazhdoi të shkëlqejë nga një perspektivë personale, paraqitjet e mbrojtësit lanë shumë për të dëshiruar, aq sa tallej nga shumica e tifozëve në internet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori