LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Colin Farrell për takimin me Steven Spielberg

Rrëfimi i Colin Farrell për takimin me Steven Spielberg
(Foto: Variety)

Jeta e Colin Farrell ndryshoi rrënjësisht nga filmi i Joel Schumacher, “Tigerland” (2000), i cili e bëri aktorin nga Irlanda të famshëm në të gjithë botën.

Menjëherë pas, ai u bë një nga emrat më të kërkuar në Hollywood, ndërsa në një bisedë me Yahoo Entertainment ka kujtuar se si dukej ajo periudhë.


“Mundësitë thjesht ranë nga qielli. Ishte krejtësisht e çmendur. Ishte e tillë saqë asnjëherë nuk mund të isha përgatitur atë lloj suksesi që më erdhi me një shpejtësi të tillë”, ka thënë 46-vjeçari.

Një mundësi e atij lloji i kishte ardhur nga njëri prej regjisorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Steven Spielberg, i cili atëherë ishte duke punuar në filmin “Minority Report” me Tom Cruise në rolin kryesor dhe dëshironte të shihte Colin në rolin e Danny Witwer, një agjent i Ministrisë së Drejtësisë.

Colin Farrell: Ajo që bën Tom Cruise nuk është guxim, por është çmenduri
Lexo po ashtu Colin Farrell: Ajo që bën Tom Cruise nuk është guxim, por është çmenduri

“Përfaqësuesi im më tha se Steven Spielberg donte të më shihte. Ishte një befasi e madhe. Unë isha rritur duke shikuar ‘Jaws’ dhe ‘Close Encounters of the Third Kind’, si dhe ‘Indiana Jones’”, ka treguar Farrell duke shtuar se Matt Damon duhej të luante rolin që i ishte ofruar, por ai e kishte refuzuar për shkak të detyrimeve të tjera.

“U ulëm dhe biseduam dhe ndava një sandviç me sardele me të. Kjo më mjaftoi. Edhe nëse nuk e merrja rolin, mjafton sukses të ndaj një sandviç sardeleje me Steven Spielbergun”, ka kujtuar aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori