LAJMI I FUNDIT:

Courteney Cox: Ishte e emocionuese, por nuk do të ketë një bashkim tjetër të “Friends”

Courteney Cox: Ishte e emocionuese, por nuk do të ketë një bashkim tjetër të “Friends”
(Foto: HBO Max)

Kur u njoftua edicion special i serialit të njohur, “Friends”, shikuesit në mbarë botën u gëzuan dhe pas prezantimit të tij, shumë shpresuan se një ditë do të ndodhte një vazhdim. Megjithatë, Courteney Cox tani ka thënë se kjo nuk do të ndodhë.

Aktorja, e cila luajti personazhin e Monica Geller, ka pohuar se “nuk ndihet sikur seriali ka mbaruar”, mirëpo speciali i vitit 2021 me titull “Friends: The Reunion” do të jetë vazhdimi i fundit i hit serialit komik.


“Nuk më duket sikur ka mbaruar. Por, ne nuk do të bashkohemi më. A mund ta imagjinoni këtë? Do të ishte sikur: ‘Jemi 80 vjeç dhe do të kthehemi!’”, ka deklaruar Cox për Variety.

Si për Cox, ashtu edhe për pjesën tjetër të ekipit – ku bëjnë pjesë Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry e David Schwimmer – vazhdimi special që u prezantua para publikut në majin e kaluar, ishte shumë emocionues.

Tashmë ka ndodhur ribashkimi i plotë i “Friends”
Lexo po ashtu Tashmë ka ndodhur ribashkimi i plotë i “Friends”

Courteney ka shpjeguar gjithashtu se sa e afërt është me bashkaktorët, por që për shkak të mungesës së kohës së lirë, ata nuk mund të shihen prej vitesh.

Seriali “Friends” u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe episodi i fundit u ndoq nga 52.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se ishte më i shikuari në vitet 2000. Gjithashtu më vonë tërhoqi një numër të madh shikuesish të rinj gjatë ritransmetimit në Netflix. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Kalo në kategori