Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Fadil Bajraj
Io venni in luogo d’ogni luce muto;
Kundërmimi i thëngjillit të lagur, politikanët
……..e dhe ……….n, kyçet i
kanë të lidhur për noçka,
Qëndrojnë cullak,
Në prapanica fytyra të pispillosura,
në bythën e lëmuar syri i zgurdulluar,
Çufra si mjekër u rri varur,
U drejtohen masave përmes birave të bythës,
U drejtohen shumicës në baltë,
kërmijtë, salamandrat, larvat,
Dhe me ta …….r,
shaminë e bukës të pastër si loti,
E ka paluar përposh penisit,
dhe …………m
Ai që neveritej nga gjuha e folur,
Jakat e kollarisura, por të ndyta,
të lidhura rreth këmbëve,
Lëkura me qime, plot puçrra
përtej cepit të jakës ka dalë,
Matrapazët pijnë gjak të ëmbëlsuar me mut,
E pëmbas tyre……….f dhe financierët
me zinxhirë të çeliktë i fshikullojnë.
Edhe tradhtarët e gjuhës
………….n dhe tarafi i gazetarisë
Ata që gënjyen për para;
çorodat, çoroditësit e gjuhës,
çorodat, që etjen për para
E kanë vënë mbi kënaqësitë epshore;
ulërijnë, shtypshkronja si të ishte kotec pulash,
rraptim presash,
shpërthim i pluhurit të thatë dhe i letrave të shpërndara,
erë e keqe dhe djersë, kundërmim portokajsh të kalbur,
bajgë, kallumja e mbrame e gjithësisë,
mysterium, acid squfuri,
shpirtpaktët, tërbohen;
hedhin margaritarë në baltë,
dhe ulërojnë ngase balta nuk ngjitet për ta;
nënat hasetqare shtyjnë çikat e veta në shtretërit e jetosve,
dosa që hanë këlyshët e vet,
e aty pllakati ΕΙΚΩΝ ΓΗΣ,
atje: NDËRROHET PERSONELI,
shkrihen si dyll i pistë,
qirinj të dobësuar, bythë të mefshta,
fytyrat të zhytura në tul,
E në llumin përfundi tyre,
të ndarë, taban në taban,
pëllëmbë me pëllëmbë, agjentprovokatorët
Vrasësit e Pearsit dhe MacDonaghut,
kapiteni H. shef i xhelatëve;
Jashtëqitje e ngurtësuar që dikur ishte Verres,
sektarë, Calvin dhe Shën Klementi i Aleksandrisë!
bumballat që futen në mut,
Dhe i shkallmuar, llumi plot troshka,
kontura të humbura, erozione.
Përmbi qelbje-ferri
birë e madhe bythe,
që vuan nga majasëlli,
stalaktite të varura,
i yndyrtë si qielli mbi Uestminster,
të padukshëm, shumë anglezë,
vend jo interesant,
mjeri, rrënim i plotë,
luftëtarët e veseve, pordhin nëpër mëndafsh,
përshëndesin me simbole krishterimi,
. . . . . . . . tund në pipin e hamamtë,
Mizat shpërndajnë lajme, harpitë dhiejnë në fluturim,
Batak rrenësash të kulluar,
hale budallallëqesh,
budallallëqesh keqdashëse, e budallallëqe,
Qelb që vlon nga mutsihanet, përplotë parazitë,
skrajat e cohta lindin skraja të të gjalla,
pronarë skutash të ndyta,
kamatamarrësit që qijnë morra, këlyshë pushteti,
pets-de-loup, rrijnë ulur në stivat e librave të ngurtësuar,
me filologji mjegullojnë tekstet,
që me veten e tyre i fshehin,
ajri pa asnjë kënd qetësie,
luzmë morrash, dalja e dhëmbëve,
dhe mbi të oratorë që ta thijnë karin,
gromësirje bythe predikuesish.
Dhe Individia,
mitosje, myk dhe kërpudhë,
shtazë jargavelle, eshtra të shkrirë,
kalbje e ngadalshme, djegie infektuese,
bishta të përtypur cigaresh, pa dinjitet, pa tragjedi,
…….m Episcopus valëvit kondomin plot buburreca të zinj,
monopolistët, penguesit e dijes,
penguesit e shpërndarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/Tito2-380x233.jpg)
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
![Zbulimi i artit më të vjetër në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shpella00-380x233.jpg)
Zbulimi i artit më të vjetër në botë
![Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Musine2.jpeg)
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Vangelis dhe Irene Papas: Kënga për shqiptarin e përvetësuar nga grekët
RADIO
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë