LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria drejt anëtarësimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi: Hap i rëndësishëm

Shqipëria drejt anëtarësimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi: Hap i rëndësishëm

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, pritën në një takim në ambientet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, Komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarčič.

Takimi u zhvillua në kuadrin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (Union Civil Protection Mechanism/ UCPM), ka thënë ministria në një njoftim për shtyp.


Ky takim u zhvillua pas takimit të Lenarčič me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku u shpreh vullneti i vendit tonë për t’u bërë pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Më pas, ministri i Mbrojtjes dhe Komisioneri Evropian për Mbrojtjen Civile të BE-së iu drejtuan ambienteve të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Gjatë këtij takimi, Peleshi u theksoi se anëtarësimi në këtë mekanizëm është një hap i rëndësishëm për forcimin bashkëpunimit dhe bashkërendimit në nivel evropian dhe përmirësimit të sistemit të mbrojtjes civile dhe menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë.

Ministri i Mbrojtjes informoi komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile mbi zhvillimet e fundit dhe reformimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në rang kombëtar me synim përballimin sa më efikas të krizave në shkallë të gjerë.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes shprehu mirënjohjen e thellë mbi kontributin dhe solidaritetin e treguar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE në momente të vështira që ka kaluar vendi ynë gjatë tërmetit të vitit 2019, pandemisë COVID-19 dhe zjarreve në stinën e verës.

Gjatë këtij takimi u theksua fakti se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe këtij mekanizmi në fushën e mbrojtjes civile do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori