Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, vlera e importit është shtuar për mbi 25 milionë. Shifra pozitive Kosova ka shënuar në eksportin e mallrave në raport me shtetet tjera.
Problemet me Serbinë, Kosova i ka të pazgjidhura por kur vjen puna tek shkëmbimi tregtar gjërat ndryshojnë.
Por, ndryshimi është në favor të Beogradit.
Brenda pesë mujorit të parë të këtij viti vetëm nga Serbia për në Kosovë janë importuar mallra me vlerë prej afër 132 milionë euro.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të viti paraprak, vlera e importit është shtuar për mbi 25 milionë.
“Nëse krahasohet viti i kaluar me vitin aktual në pesë muajt e parë e shohim se nga Serbia, vjet kemi importuar 261 milionë kilogramë produkte. Ndërsa këtë vit ka më pak për rreth 8 milionë kilogram mallra. Ka ulje të sasisë të produkteve por vlera ka shënuar rritje për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të produkteve. Sa i përket importit në Kosovë, Turqia qëndron e para në listë sa i përket eksportit të mallrave në Kosovë me rreth 300 milionë euro”, ka deklaruar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Krahas importit që është shumë i madh, edhe eksporti i Kosovës për në Serbi ka shënuar një rritje të vogël.
Brenda pesë muajsh janë eksportuar mallra në vlerë prej afër 25 milionë euro. Shifra pozitive Kosova ka shënuar edhe në eksportin e mallrave në raport me shtetet tjera.
Deri më tani janë eksportuar rreth 354 milionë euro mallra. Ndërsa deri në fund të vitit sipas Doganës së Kosovës vlera e eksportit pritet të arrijë vlerën 900 milionë euro.
Përkundër performancës pozitive, ekonomisti Erton Bega thotë se Qeveria nuk e ka asnjë meritë për rritjen e eksportit nga prodhuesit vendorë.
“Dihet që rritja e eskportit është tregues që vendi jonë po prodhon dhe kjo gjeneron vende të punës, por merita është e bizneseve. Ne nuk kemi parë masa fiskale të Qeverisë në përkrahje të këtyre bizneseve por ashtu masa të përgjithshme të cilat ishin për shkak të pandemisë. Masa konkrete nuk kemi pasur as nga kjo Qeveria por as nga qeveritë e kaluara”, deklaron Bega.
Sipas tij, në listën e eksportueve për në Kosovë ka disa ndryshime e që më shumë lidhen me burime të energjisë dhe lëndët djegëse.
“Në top 20 vendet nga të cilat në po importojnë shihen se janë dy shtete të reja, është Arabia Saudite dhe Danimarka. Të dhënat e doganës tregojnë që bëhet fjalë për import të produkteve të gazit dhe naftës nga Arabia Saudite ndërkaq nga Danimarka bëhet fjalë për kompani të sektorit energjetik. Pse kjo ka ndryshuar është çështje e tregut dhe e kanaleve të importit të cilat bizneset kosovare i kanë gjetur”, thekson ai.
Raporti tregtar i Kosovës në të kaluarën ka qenë deri në përmasën një me dhjetë, në dëm të eksportit./Portali D/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës