Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se punimet në tunelin e Skërficës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë në jug të vendit, janë drejt fundit.
Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë pamje nga punimet në tunel dhe në rrugën që ka nisur të asfaltohet dhe që pritet të hapet shumë shpejtë.
Sipas Ramës, rruga e re do të shkurtojë me 45 minuta edhe kohën e udhëtimit drejt Sarandës.
“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkraur Rama.
Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se rruga Kardhiq-Delvinë do të hapet për qarkullimin e automjeteve më 2 korrik.
Kardhiq-Delvinë lidhë rrugën Levan-Gjirokastër me Delvinën dhe Sarandën në jug të vendit duke shmangur qafën e Muzinës dhe duke shkurtuar ndjeshëm udhëtimin drejt brigjeve më jugore të Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta