Për të njohur kontributin e grave anembanë botës dhe krijimin e një mjedisi ku gratë shquhen si udhëheqëse, ndërmarrëse dhe inovatore, për të mbështetur Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe Deklaratën e Përbashkët të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi Tregtinë dhe Fuqizimin e Grave të vitit 2017, si dhe duke kuptuar faktin se barazia gjinore dhe diversiteti janë parakushte fondamentale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka nënshkruar deklaratën e Përkrahjes së Fuqizimit Ekonomik të Grave, bashkë me Administratën për Tregti Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ITA) dhe odat amerikane të Evropës.
Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë në kuadër të iniciativës së përbashkët të odave amerikane me Administratën e Tregtisë Ndërkombëtare “Empower Her” (Fuqizoje atë), të lansuar në mars nga ana e sekretares së Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gina Raimondo.
Synimet e kësaj iniciative përfshijnë avancimin e fuqizimit ekonomik të grave dhe barazisë gjinore në tregtinë ndërkombëtare, nxitjen e kompanive amerikane dhe evropiane në diversifikimin e vendeve të tyre të punës dhe përkrahjen për ndërmarrjet në pronësi të grave, përmirësimin e veglave dhe shërbimeve ndaj grave, si dhe rritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse për shërbimet që lidhen me tregtinë, investimet dhe eksportin.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë fton Qeverinë e Kosovës, sektorin privat dhe pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar të përkrahin përpjekjet për avancimin e barazisë dhe diversitetit gjinor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City