Mbi 120 aktakuza për krime lufte janë ngritur kundër një numri të madh të të akuzuarve, përderisa nga gjykatat janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm 45 persona.
Njohës të fushës thonë se përgjegjësia mbetet të institucionet vendore, por edhe tek ato ndërkombëtare si UNMIK e EULEX që deri vonë e kanë pasur kompetencë që t`i hetojnë e t`i gjykojnë këto krime.
“Ka pasur një numër shumë të madh të akuzuarve. Ka pasur një numër mbi 120 të akuzuar për krime lufte mirëpo deri më tash nga gjykatat në Kosovë janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm 45 persona. Është një numër më i madh i proceseve gjyqësore, por jo të gjitha kanë përfunduar me një aktgjykim dënues të plotfuqishëm”, tha për RTK-në Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Ndërkaq, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për hetimin e krimeve të luftës dhe se duhet të rritet numri i prokurorëve në Departamentin për Krime të Luftës.
“Deri më tani në Kosovë ka pasur një amnisti të heshtur ndaj krimeve të luftës dhe kjo ka ndodhur për faktin se të njëjtat nuk janë hetuar dhe nuk janë gjykuar. Ky dështim në radhë të parë i referohet institucioneve ndërkombëtarë që kjo ka qenë në kompetencë të UNMIK-ut dhe ky dështim ka kaluar edhe tek EULEX. Secila ditë e kaluar e vështirëson hetimin. Secila kohë që kalon e vështirëson edhe hetimin. Vdesin dëshmitarët, humbin pistat e hetimeve apo edhe vdesin të pandehurit”, tha Shala.
Për gjykimin në mungesë, Shala tha se deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë, po që thotë se kjo do të jetë tejet e vështirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje