LAJMI I FUNDIT:

Tri herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës, bie edhe nga Liga e Parë

Tri herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës, bie edhe nga Liga e Parë

Tre herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës, ka rënë edhe nga Liga e Parë, kur ka mbetur edhe një xhiro për tu zhvilluar.

Pejanët në ballafaqimin për mbijetesë ndaj Drenasit, sot ka barazuar me shifra 0-0, rezultat ky që e dërgon matematikisht në Ligën e Dytë.

Besa që bënte gara në Ligën e Parë –Grupi A, pas 26 xhirove, ka grumbulluar vetëm 26 pikë.


Drenica ka tri pikë më shumë dhe bilanc më të mirë në ndeshjet direkt.

Besa që sezonin e kaluar ra edhe nga Superliga, këtë sezon ka marr 7 fitore, 5 barazime dhe është mposhtur plot 14-të herë.

Pejanët pas luftës nga viti 2004 deri në vitin 2007 kishin dominuar në futbollin e Kosovës, duke e fituar titullin e kampionit tri herë radhazi.

Askush pas luftës nuk ka arritur të fitojë tri herë radhazi titullin, ndërsa Besa e kishte bërë këtë gjë me një skuadër plot yje si Haxhi Zeka, Mensur Duraku, Dukagjin Gashi, Fetim Kasapi, Ilir Nallbani, Fisnik Gashi, Valmir Bytyqi, Fisnik Papuqi e shumë të tjerë.

Besa e Pejës e ka fituar Kupën e Kosovës tri herë, ndërsa një herë ka triumfuar edhe në Superkupën e Kosovës.

Nga Liga e Parë – Grupi B po ashtu ka rënë edhe Vitia që sot ka pësuar humbje nga Vllaznia e Pozharanit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori