LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli gjithmonë e më afër katër trofeve, por Klopp nuk e pranon së është e mundshme

Liverpooli gjithmonë e më afër katër trofeve, por Klopp nuk e pranon së është e mundshme

Fitorja 3-2 e Liverpool ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalet e FA Cup i solli The Reds një hap më afër fitores së katër titujve historik, në rast se ata arrijnë të fitojnë trofetë e FA Cup, Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, pasi tashmë një trofe e ka fituar.

Manchester United, i cili fitoi ligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1999, dhe Manchester City, i cili fitoi të katër titujt vendas në vitin 2019, janë dy skuadrat që i janë afruar më shumë se çdokush arritjes së këtij momenti historik.


Reds janë tani 11 ndeshje larg nga fitimi i të katër trofeve, ndërsa një e kanë fituan kur e mundën Chelsean me penallti në finalen e Carabao Cup në fillim të këtij viti.

Një ‘finale’ ndaj Manchester United

Liverpool pret sot Manchester United në një ndeshje që ishte shtyrë, por do të zhvillohet në Anfield këtë të martë.

Më pas, Reds do të përballen me Evertonin, Newcastlen, Tottenhamin, Aston Villan, Southamptonin dhe Wolverhamptonin dhe do të shpresojnë që Manchester City të humbasë pikë në ndeshjet e mbetura.

Liverpool ka kaluar 12 ndeshje pa humbje dhe ka mbajtur portën e pastër në tetë nga 11 ndeshjet e fundit.

Të besuarit e Jurgen Klopp do të përballen me Chelsean në finalen e FA Cup në Wembley më 14 maj dhe Villarrealin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa finalja do të zhvillohet më 28 maj në Paris.

Klopp nuk beson në katër trofe

Trajneri gjerman ka ripërsëritur se fitimi i katër titujve nuk është një objektiv i realizueshëm për Liverpoolin, pavarësisht formës së shkëlqyer.

“Mund të thuash çfarë të duash, por kjo nuk e bën më të mundshme”.

“Nuk do të merrni përgjigjet që dëshironi nga unë. Mendoj se një ndeshje si kjo e sotmja e tregon edhe më shumë se sa e pamundur është të bëhet diçka e tillë”, kishte deklaruar Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Manchester Citytn në FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori