Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej pas takimit me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është nder për të që të jetë sot për vizitë në Kosovë, duke e quajtur këtë si moment historik.
Ai ka thënë se vjen për vizitë në Kosovë një vit pas vendosjes së marrëdhënieve si dy shtete.
“Vij këtu në emër të shtetit të Izraelit që t’ju them juve dhe popullit të Kosovës se krahët tonë janë të hapur. Ne duam të avancojmë marrëdhënien e veçantë dhe ta fuqizojmë e thellojmë atë”, u shpreh ministri Frej.
Ai theksoi se Izraeli dhe Kosova kanë shumë gjëra të përbashkëta.
“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, jemi nga e njëjta fqinjësi ndajmë të njëjtat vlera dhe e duam demokracinë. Ne e promovojmë bashkekzistencës për shoqëritë tona të përbashkëta dhe tolerancën”, u tha Frej.
Ministri izraelit theksoi se e “ne e kuptojmë çmimin e konfliktit dhe luftën për pavarësi, jemi vende të vogla që të dyja me kapital dhe resurse të pasura”
“Jam në vizitën time të parë këtu në Kosovë, dhe ky është vetëm fillimi dhe shpresoj që ky fillim do të na sjellë neve të jemi më të bashkuar dhe më të fuqishëm me njëri-tjetrin”, tha Frej.
Ai foli edhe për investimet e mundshme të Izraelit në Kosovë, duke thënë se fillimisht për të ndërtuar diçka u nevojitet një proces.
“Çdo gjë që të ndërtojmë na nevojitet një proces, është vizita e parë e ministrit izraelit në Kosovë. Ne duhet të gjejmë mundësitë në cilën fushë do të investojmë shembull në bujqësi, siguri apo fusha tjera. Pastaj populli i izraelit dhe qeveria e izraelit do të bëjë investimet e para në Kosovë, por së pari na nevojitet që të njohim njëri-tjetrin”, tha ministri Frej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze