LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Maddison

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Maddison

Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë gati të luftojnë për mesfushorin me tipare sulmuese të Leicester Cityt, James Maddison.

Organizatori i Leicester Cityt është duke luajtur në një nivel të lartë në sezonet e fundit në Ligën Premier dhe mendohet se vlerësohet rreth 60 milionë funte.

Sipas mediumit britanik The Sun, Maddison besohet se ka zgjuar interesat e të dy klubeve londineze, Arsenalit dhe Tottenhamit.


Tani, me dy klubet e Londrës Veriore që duan transferimin e tij, Leicesteri mund të joshet për të fituar para nga një lojtar që është një aset financiar i çmuar për klubin.

Lojtari i lindur në Coventry aktualisht po shijon sezonin e tij më të mirë ndonjëherë, pasi ka shënuar tashmë 13 herë këtë sezon.

Arsenali ishte shumë i lidhur me lojtarin verën e kaluar, por në vend të kësaj zgjodhi Martin Odegaard, i cili përfaqësonte një opsion shumë më të lirë për klubin verën e kaluar.

Ndërkohë, u raportua se Spurs kanë një interes ‘të vërtetë’ për ta sjellë lojtarin në stadiumin e Tottenham Hotspur, pasi Antonio Conte dëshiron t’ia sjell një ‘10-sh’ Harry Kanet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori