“Familja ime bëhuni krenar duke më kujtuar”, ishte porosia e fundit që internisti dhe nefrologu Feti Hetemi u la familjarëve, pasi humbi betejën me COVID-19, në gusht të vitit 2021.
Vajza e tij Arjeta Hetemi Zeqa, në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer për raportet me babin e saj, përkushtimin që kishte ai ndaj familjes dhe profesionit të tij.
“Si prind ka qenë prind i shkëlqyer, i përsosur e kemi pasur mbështetje dhe dorë të djathtë për gjithçka e sidomos kur ka qenë puna për studimet për shkollimin për avancimin tonë. Sidomos për neve vajzave. Mbarimit të shkollimit tonë dhe iu është gëzuar shumë dhe ato ishin momentet më të lumtura për të”, tregon ajo.
Sipas saj doktori i respektonte shumë pacientët e tij dhe iu ndihmonte atyre, duke ua bërë më të lehtë kumtimin e lajmit për sëmundjet e tyre.
“Doktori ishte shumë parimor dhe shumë principial. Gjithmonë i ka respektuar oraret dhe i priste pacientët dhe fliste shumë me ta . Ka qenë shumë i dashur dhe të gjithë pacientët e kanë dashur”, tha Hetemi-Zeqa.
Arjeta thotë se dr. Hetemi e donte me çdo qelizë profesionin e tij duke ia kushtuar edhe jetën.
“Ai e ka dashur me çdo qelizë të tij profesionin, ia ka kushtuar jetën dhe madje edhe momentet e fundit të jetës së tij kur edhe e bëri sakrificën e vet sublime për ta mbrojtur popullatën”, pohoi ajo.
Ndërkaq Arjeta tregon po ashtu se si dr. Fetiu e kishte ditur që nëse e atakon coronavirusi nuk do t’i mbijetonte shumë gjatë.
“Për babin ishte përfundimi fatal siç thoshte edhe ai vetë që nëse mua më prek COVID-19, e që ishte shumë e mundur sepse ishte tërë kohën më pacientët, ai thoshte se nuk do të mund t’i mbijetonte më jep më shumë se 3 ditë pasi kishte probleme shëndetësore”, tha ajo.
Ajo po ashtu rrëfen edhe kohën kur ai ishte infektuar me COVID-19 dhe pamundësinë për ta përqafuar dhe për t’i dhënë kurajo.
“U infektua, dhe me të nuk kishim komunikuar për muaj të tërë. Komunikonim përmes telefonit sepse ishte duke shërbyer në spital. Vendosa me shku për ta parë dhe atë ditë që unë shkova për ta parë ai vetëm se kishte filluar që t’i ndjejë simptomat dhe nuk mundëm me e përqafu, nuk mundëm as ta preknim, qëndronte në një skaj tjetër të oborrit ishte gushti dhe më tha se nuk po ndihet mirë, dhe se i dukej që frymëmarrja po i vështirësohej dhe mushkëritë nuk e kishin funksionin e duhur. Ai ishte mjek vetë dhe e dinte gjithçka si po shkonte”, tregon Hetemi-Zeqa.
Nefrologu, nuk kishte mundur t’i mbijetojë luftës me virusin dhe pas tre ditësh ai e kishte humbur betejën me të, duke e lënë kështu, familjen e tij shumë të pikëlluar që nuk ishin afër që t’ia mbanin dorën në momentet e fundit të jetës së tij.
“Për 3 ditë pas infektimit ai ka ndërruar jetë siç e dinte edhe ai vetë. E vendosën në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe aty nuk mundeshim ta shihnim fare, deri në momentin që na tregoi dikush që aty ekziston një dritare dhe shkuam e me vëllanë dhe nga aty komunikuam pak. Ne mundoheshim t’i jepnim forcë prej larg”, e kujton e mërzitur këtë rast Arjeta.
E në fund të kujtimit për të Arjeta, tregon se çfarë do t’i kishte thënë babait të saj nëse do të ishte afër tij kur ai po e linte këtë botë.
“Ka qenë prind i përsosur dhe kisha deshtë me i thënë që gjithë jetën do të jemi krenarë për veprën e tij , gjithë jetën ballin lartë për një prind si ai”, përfundon ajo.
Në anën tjetër Oda e Mjekëve të Kosovës për Telegrafin ka bërë të ditur që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë vdekur 20 mjekë.
“Ju njoftojmë se sipas të dhënave që ne kemi janë 20 mjekë të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19”, njofton OMK-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë