Avokati Kushtrim Palushi thotë se në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk mund të ndryshohen rregullat në këtë fazë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën ka propozuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.
Ankesë ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, tashmë është paralajmëruar, të paktën nga njëri prej këtyre kandidatëve, e ai është Shqipdon Fazliu.
Avokati Kushtrim Palushi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se Kosova është e tillë dhe duhet zgjedhur prokuror njëri nga ata që janë në listë edhe nëse ata nuk janë të mirë.
“Duhet të zgjedhim të keqen më të vogël”, ka thënë ai.
Avokati thotë se tentimet për të ndryshuar ligjin me shpejtësi do të dëmtonin më shumë Kosovën se zgjedhja e Blerim Isufajt për kryeprokuror.
“Nëse Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, ky do të ishte një lajm edhe më i keq se zgjedhja e Blerim Isufajt kryeprokuror, sepse sot është ky pushtet, pas katër viteve vjen një tjetër pushtet dhe mund t’i ndryshojë rregullat e lojës në një mënyrë edhe më të rëndë dhe kjo do të çoj në atë drejtim që Kryeprokurorin e zgjedh Qeveria”.
Ai thotë se nuk është zgjidhje edhe nëse britanikët do të bënin zgjedhjen e Kryeprokurorit.
“Para se të jenë intervistues, anëtarët e KPK-së janë prokurorë”, deklaroi Palushi.
Avokati thotë se procesi në përgjithësi ka qenë i drejtë dhe si i tillë duhet pranuar.
Ndaj procedurës së përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, kanë reaguar organizatat joqeveritare që mbikëqyrin punën e sistemit prokurorial të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Lëvizja “Fol”.
Kritika ndaj këtij procesi kanë shprehur edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Kosovë, si dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025