LAJMI I FUNDIT:

“Sot kam bërë rianëtarësimin”, Rudina Hajdari rikthehet në PD

“Sot kam bërë rianëtarësimin”, Rudina Hajdari rikthehet në PD

Ndonëse më 25 prill kërkoi votën me një logo të re, Rudina Hajdari është rikthyer tashmë në Partinë Demokratike.

“Sot kam bërë rianëtarësimin dhe patjetër që mund të themi që jam rikthyer në PD”, tha ajo në  A2 CNN.

“Unë nuk jam larguar asnjëherë në fakt, sepse u përjashtova, duke qenë se mbajta mandatin. PD-ja ka qenë gjithmonë pjesë e familjes sime, kam një trashëgimi me të. Por ndihem e shqetësuar për të ardhmen e saj”.


Hajdari thotë se përgjegjës për situatën në PD është edhe Sali Berisha, edhe pse sot është rikthyer krah tij në parti. “Berisha ka pasur gjithmonë rol në PD. Ndoshta nëse do të kishte bërë presion që të mos merreshin vendimet që u morën, ato nuk do të ishin marrë. Kështu që mendoj se edhe ai është përgjegjës. Ky është momenti më i rëndësishëm që të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të rikthehen nëse duan që PD-ja të rimarrë pushtetin”.

E pyetur si e sheh të ardhmen e partisë nëse do të drejtohet nga Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, Hajdari tha:

“Ky është fakt, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka mbështetje në PD. Kjo nuk duhet të lidhet me fatin e PD-në, përkundrazi, duhet që ne ta shikojmë këtë moment si moment ringritje, riformimi dhe të mblidhemi si grup. Sepse një individ nuk e bën dot partinë. Ndryshimet që ndodhën në statut janë të shëndetshme. I jep pushtetin anëtarësisë dhe ia heq kryetarit”.

Sa për ambiciet e saj për të drejtuar PD-në, ajo tha: “Nuk është synimi im kjo gjë. Synimi im është të rivendos kontaktet me bazën, që ishin ndërprerë pas përjashtimit tim”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori