LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vite të tjera

Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vite të tjera
Agence France Presse

Qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen me 5 vite të tjera të moratoriumit të gjuetisë, tha sot Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se ky vendim u bë pasi janë parë efekte pozitive nga dy ligjet e mëparshme.

Kumbaro theksoi se është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës.


Ka pasur dy ligje më parë që ndalonin gjuetinë në Shqipëri, një për vitet 2014-2016 dhe një tjetër për vitet 2016-2021 që i mbaroi afati vitin e kaluar.

“Duke konstatuar efekte pozitive të masave të marra, në lidhej me faunën e egër, por sidomos me shpendët e egër, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës. Në vitin 2016, në censusin e zhvilluar, janë konstatuar rreth 60 mijë lloje shpendësh të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar, ndërsa në vitin 2021 jemi në rreth 140 mijë lloje të tilla. Këta shpendë kontribuojnë edhe në ruajtjen e mjedisit të Shqipërisë. Shpallja e këtij moratoriumi kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në dy vitet e para janë sekuestruar mbi 800 armë gjahu, falë këtij moratoriumi”, ka thënë Kumbaro.

Kumbaro theksoi gjithashtu se në këtë vendim “prevalon interesi për mbrojtjen e faunës, ruajte e mjedisit dhe zonave të mbrojtura të cilat janë shtuar nga 17% e territorit në 20% të territorit, vendi më i pasur me shpendë të egër janë lagunat sidomos e Karavastasë që dallohet për shumëllojshmërinë e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori