LAJMI I FUNDIT:

Prishtina eliminon Flamurtarin dhe sfidon Penzën në finalen e Ligës Unike në konkurrencën e femrave

Prishtina eliminon Flamurtarin dhe sfidon Penzën në finalen e Ligës Unike në konkurrencën e femrave
(Foto: KBF Prishtina/ligaunike.com)

Prishtina ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 74-68 (11:24, 23:16, 15:15, 25:13), duke u kualifikuar në finalen e madhe të Ligës Unike, ku do të përballet me Penzën, finale që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi nga fillimi, ndërsa në çerekun e parë arriti epërsi deri në 15 pikë, 7:22, ndërsa këtë pjesë e fituan me shifrat 11:24. Lojë interesante u zhvillua në periudhën e dytë, ndërsa vashat vlonjate kishin epërsi të dyfishtë, 17:34, kurse skuadra vendase filloi të këndellet dhe ngushtoi shifrat në 34-40, sa përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Periudha e tretë ishte e barabartë, me prishtinaset që u mundonin të afroheshin në rezultat dhe mysafiret që arritën të ruajnë epërsinë. Kjo pjesë përfundoi 15:15, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:55. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant. Prishtina nuk dorëzohet dhe barazon rezultatin në 60:60 dhe më pas për herë të parë kalon në epërsi 63:60, si dhe vazhduan me lojë të mirë, duke triumfuar me shifrat 74-68.


Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 19 pikë e 15 kërcime, Arbnore Përquku me 13 pikë e 10 kërcime dhe Tynice Martin me 27 pikë e tetë kërcime, kurse te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 21 pikë e tetë kërcime dhe Sophia Jacobsson me 20 pikë.


24 mars

16:00 Bashkimi-Flamurtari, për vendin e tretë
19:00 Penza-Prishtina, finalja e madhe


Në trend Sport

Më shumë
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA - zbulohet arsyeja

La Liga
Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Thyhet rekordi i Freddy Adu, ky është lojtari debutues më i ri në historinë e MLS

Ligat tjera

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Kalo në kategori