LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e plotë e trajnerit Alain Giresse para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës

Konferenca e plotë e trajnerit Alain Giresse para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka mbajtur sot konferencën e parë për media para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Giresse ka thënë se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët dhe më pas do ta ketë më të lehtë të flasë edhe për objektivat e ekipit.


“Para se gjithash ky grumbullim ka rëndësi për mua, ngase do të kem mundësinë të njihem për së afërmi më lojtarët dhe pastaj do të njoftohemi së bashku edhe me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitetet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”, tha Giresse.

Prurjet e reja te Kosova, Giresse thotë se forma e mirë e ekipit - joshë lojtarët të vijnë
Lexo po ashtu Prurjet e reja te Kosova, Giresse thotë se forma e mirë e ekipit - joshë lojtarët të vijnë

Ai ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji do t’i shërbejnë atij për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin në muajin qershor.

“Është hera ime e parë që do të jem në krye të ekipit. Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë t’i shohim lojtarët dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Në Ligën e Kombeve do të futemi me ambicie maksimale dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë shumë në atë drejtim”, theksoi tutje Giresse.

Ai ka thënë se i ka shikuar ndeshjet e Kosovës dhe konsideron se Kosova ka lojtarë të kualitetit të lartë, por që duhet të vendoset rregull dhe harmoni brenda ekipit, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet positive.

Giresse duke folur për përballjen me Zvicrën, ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme të përballet me kundërshtar të tillë.

“Zvicra vitet e fundit është në top-formë dhe është një ndeshje shumë interesante dhe e mirë për ta parë veten se ku jemi. Në të njëjtën kohë është një matës i mirë për ta parë veten se ku jemi në krahasim me ekipet më të mëdha se ne”, tha Giresse.

Giresse deklarohet për planet me Kosovën dhe përse nuk është ftuar Paqarada
Lexo po ashtu Giresse deklarohet për planet me Kosovën dhe përse nuk është ftuar Paqarada

Francezi është pyetur edhe për lojtarët që më herët janë larguar nga Challandes si Leart Paqarada e Bernard Berisha.

“Derën nuk ua mbyll askujt, por gjithmonë varet nga situata. Këto janë çështje që duhet të rregullohen. Ne do të mundohemi t’i rregullojmë të gjitha ato probleme që mund të kenë ekzistuar. Më duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe sigurisht se dera do të jetë e hapur për të gjithë”, shtoi Giresse.

Alain Giresse: Te Kosova do të ftohen lojtarë që luajnë jashtë dhe që kanë cilësi
Lexo po ashtu Alain Giresse: Te Kosova do të ftohen lojtarë që luajnë jashtë dhe që kanë cilësi

Ai ka bërë të ditur se për shkak të lëndimit në këtë grumbullim do të mungojë Emir Sahiti, i cili ishte ftuar për here të parë në Kombëtare, derisa ka thënë se do të shikohen mundësitë për të ftuar ndonjë futbollist tjetër.

Francezi sot në orën 18:30 në stadiumin Fadil Vokrri do ta ketë stërvitjen e parë me Dardanët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori