Nga: Faruk Šehić
Përktheu: Fadil Bajraj
Temat e tyre janë më të rëndësishme
Ata shkruajnë në gjuhë të madhe
Temat tona janë të parëndësishme
Ne shkruajmë në një gjuhë të padukshme
Gjithçka e tyre është më e madhe nga gjithçka jona
Penisi i tyre është më i madh, edhe vaginën e kanë më të madhe
Edhe bombat e tyre janë më të mëdha, varret e tyre janë XXL
Varret tona, përsëri, të gjitha janë të vockëla, të padëgjueshme deri
në pikën e dhimbjes
Gjuhën e kemi sistem të ndërlikuar zërash me brirë
Të vështirë për t’u shqiptuar, edhe temat i kemi të rënda, librat
të rënda plumb
Gjithçka e jona e parëndësishme, jemi hapësirë fantazie, arabeskë
Gjithçka e tyre më e madhe, e jona gjithnjë e vocërr dhe më e vocërr
Kurrë nuk do të bëhesh i famshëm si ata
Nuk e ke emrin bombastik, i yti është bezdisës për vesh
Ti nuk shkruan sipas diktatit të tregut as të epokës
Çfarë janë idhujt e tyre për ta për ty janë polakët
Me lojëra fjalësh jashtëzakonisht të rëndësishme hipsterësh
Me finesë në gjuhë, ndërsa gjuha jonë çjerrë qiellin
Ne shprehemi me vetëtima dhe bubullima
Ne nuk jemi të aftë për mendime të rëndësishme filozofike
Emri yt nuk është as River as Oqean
Nuk ke vuajtje që është ikonike, dhe e përshtatshme
Shpina jote e djegur nuk e ka parë ballinën e Time-it
Edhe lufta është jote hiçasgjë, krejt ç’është e jotja është e paktë,
një mostër e AND-së i nxen
Betejat e tyre janë të mëdha
Poetët e tyre dolën nga frymëzimi që ua ka dhënë zoti
Mendimi, ideja, gjithçka mbufatet nga forca
Aty ku ne kemi parë një vijë të thjeshtë, ata kanë parë labirinte
Derisa ne ndanim para në delirin e epokave
Qerasnim muzikantët e zjarrit flakërues dhe të pastrimit
Ata i kursenin monedhat, i ruanin për brezat e ardhshëm
Për këtë arsye s’na nxen kund vendi vend, nomadë pa busullë
Na pret i njëjti fat, e njëjta fatkeqësi jofilmike
Këngët tona janë më të mira se tuajat, të pagëzuara me gjak
Sinqerisht, ngado që ia mbajmë,
Një ditë ju do të na admironi si ne Homerin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë
Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles