“Sasia e limituar”. Ka mjaftuar të vendoset ky mbishkrim në raftet me shishe të zejtinit (vajit ushqimor) që konsumatori të mos pyes për çmimin, por të përpiqet të marrë të paktën dyfishin e limitit.
S’ka rëndësi pse qytetarët e Kosovës, të enjten e kësaj jave, një shishe vaji e paguan dyfish më shtrenjtë sesa një ditë më parë. Rëndësi ka që tregtarët e kapën momentin, pasi për disa ditë rresht u shtrua tereni që paniku të arrinte kulmin.
U përfol për mungesë rezervash shtetërore. U plasuan lajmet se disa shtete fqinje vendosën të mos eksportojnë artikuj elementarë … E ne, veç importues jemi.
Krejt kjo, si shkas i agresionit rus në Ukrainë …
Nisi me ngritjen e çuditshme të çmimeve të derivateve të naftës.
Nuk mjaftoi rritja graduale e çmimeve të artikujve elementarë.
U tha se përveç shtrenjtimit, në markete nuk do të gjendet miell, vaj, sheqer …
Duke i përsëritur fjalët e presidentit amerikan, se ngritja e çmimeve në gjithë botën – të produkteve elementare – është kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës, kryeministri ynë tha se “… kjo është kosto e lirisë dhe demokracisë”!
Tregtarët e morën këtë si mesazh se erdhi momenti i goditjes së madhe në emër të lirisë dhe demokracisë.
Sakaq … u zbrazën raftet.
Nata e së mërkurës u mbyll me raftet bosh nëpër markete – në sektorin e vajit ushqimor.
Shumëkush, që nuk arriti të blejë të paktën 10 shishe vaj, do ta ketë kaluar një natë të gjatë pa gjumë në sy.
E, “mrekullia” ndodhi mëngjesin e së enjtes.
Raftet e marketeve u mbushën përplot shishe vaji. Madje, konsumatori kishte zgjidhje të bollshme. Vaj të Kosovës, të Kroacisë, të Serbisë… Dhe, çuditërisht të gjitha ishin të barabarta para konsumatorit: me çmim të njëjtë – 3.49 euro (jo 3.50 euro!).
Të enjten duhej harxhuar centin e fundit për të krijuar rezerva vaji.
Të enjten, ai që jeton nga sociali, duhej trokitur në derën e ndonjë dashamiri për të siguruar paratë për 10 litra vaj – aq sa lejonte “limiti” i tyxharëve tanë.
Operacioni i koduar me shifrën “Zejtini” i tyxharëve të vajit, zgjati deri në mbrëmjen e së enjtes.
Kaq kohë u desh t’iu dalë gjumi bartësve të institucioneve dhe të hartonin planin operativ organet kompetente për kontrollin e tregut (inspektoratet, Policia, Dogana).
Me fjalë të forta, doli ministrja e Drejtësisë, e cila ftoi Prokurorin e Shtetit që të veprojë ndaj atyre që përfituan në mënyrë të kundërligjshme.
U inspektuan disa markete e depo. U konfiskuan shishe me vaj. U konstatuan parregullsi dhe u shqiptuan gjoba.
Mirë boll. Por, dëmi u shkaktua.
Qytetarët zbrazën xhepat e tyre, për të krijuar ndonjë shishe vaj rezervë.
Xhepat e qytetarëve nuk u zbrazën, por u shtjerrën fare. E, pasuria e tyxharëve u trash shumë brenda ditës.
Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës doli e tha se marzha e fitimit bruto i tregtarëve nga vaji mund të jetë deri mbi dy milionë euro.
Këta janë plaçkitësit tanë.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizë globale. Ndërsa, ne vazhdojmë të jemi një shoqëri që jetojmë – funksionojmë – nga kriza në krizë.
Krizën – plaçkitjen – me vajin, do ta çojë në harresë një plaçkitje tjetër.
Prandaj, nga ato dy milionë euro të fituara brenda ditës, ndonjëri prej tregtarëve, në emër të humanizmit, nesër do të dërgojë nëpër familje skamnore pako ushqimore me dy shishe vaj, pesë kilogramë sheqer, e ndonjë kilogram makarona … Mbase, krejt pakoja do ta ketë vlerën e pesë shisheve të vajit të ditës para plaçkitjes së madhe.
Pas pak ditësh, dikush prej tyre mbase do të ndajë një për qind nga plaçkitja bruto dhe do të kontribuojë për Fondin e Sigurisë. Dhe, bëhet top lajm në rrjete sociale e media. Nga plaçkitës, në humanist e atdhetar.
Këta jemi ne.
Këta janë tyxharët tanë.
Nuk janë të gjithë njësoj, por “Tregjet luhaten nga shpirtra shtazarak, jo nga arsyeja”, ka thënë ekonomisti britanik John Maynard Keynes. Kurse, poeti gjerman Heinrich Heine ka thënë: “Tregtarët kanë të njëjtën fe gjithmonë e gjithkund”. Por, këto thënie që kuptim ishin për Perëndimin e shekullit XIX apo të fillimit të shekullit të kaluar, aktuale janë veç në Kosovë e në Shqipëri. Në shekullin XXI!
Prandaj, mirupafshim në plaçkitjen e radhës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak