LAJMI I FUNDIT:

Dortmund dhe Salzburg ngecin në bisedimet për Adeyemin

Dortmund dhe Salzburg ngecin në bisedimet për Adeyemin

Karim Adeyemi është objektivi kryesor i Borussia Dortmund për afatin kalimtar të verës.

Verdhezinjtë pritet të mbesin pa sulmuesin e tyre kryesor Erling Haaland i cili po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Gjiganti gjerman ka gjetur tanimë zëvendësuesin për norvegjezin dhe ai është Karim Adeyemi i RB Salzburg.


20-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje këtë edicion me fanellën e Salzburg.

Sipas gazetës gjermane ‘Ruhr Nachrichten’, bisedimet mes Dortmund dhe Salzburg kanë ngecur pasi palët nuk janë afër për sa i përket çmimit të lojtarit.

Edhe pse besohej se transferimi i Adeyemit në Dortmund të ndodhë për 42,5 milionë euro, bisedimet janë bllokuar.

Dortmund nuk është gati të paguaj më shumë se 30 milionë dhe kjo ka bërë që Salzburg të tërhiqet nga negociatat.

Mediat gjermane kanë raportuar se tani skuadra të tjera si Bayern Munich, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori