LAJMI I FUNDIT:

Ukraina do të lirojë të burgosurit me përvojë luftarake

Ukraina do të lirojë të burgosurit me përvojë luftarake

Ukrainasit kanë dalë vullnetarë masivisht për të mbrojtur vendin e tyre, duke marrë armë të shpërndara nga autoritetet dhe duke përgatitur bomba molotovi.

Por në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake, Ukraina po liron gjithashtu të burgosur me përvojë ushtarake që duan të luftojnë për vendin, thanë autoritetet, përcjell Telegrafi.

Një hap i tillë vjen kur bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë të hënën në mëngjes pranë kufirit me Bjellorusinë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se 24 orët e ardhshme janë “vendimtare”.


Mbi 5.000 ushtarë të vrarë dhe shumë dëme materiale - të dhënat e fundit që tregojnë humbjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë
Lexo po ashtu Mbi 5.000 ushtarë të vrarë dhe shumë dëme materiale - të dhënat e fundit që tregojnë humbjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Në anën tjetër, forcat ruse kanë bërë presion në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu që nga fillimi i pushtimit që filloi javën e kaluar.

Sidoqoftë, presidentit rus, Vladimir Putin “nuk i kanë dalë matjet ashtu siç planifikonte”.

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, gjatë agresionit rus në Ukrainë, deri të hënën në mëngjes, ushtria ruse ka shënuar humbje të mëdha.

Në këtë drejtim, përveç humbjes së 5300 ushtarëve, ushtria ruse ndër tjerash ka pësuar edhe dëme materiale, duke përfshirë 29 aeroplanë luftarakë, 29 helikopterë, 191 tanke, si dhe 74 njësi artilerike. /Telegrafi/