LAJMI I FUNDIT:

Franca thotë se Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës

Franca thotë se Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës

Kampionia e Kupës së Botës, Franca, ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga turneu i këtij viti, me tre vende që refuzojnë të përballen me të në play-off.

Pushtimi rus i Ukrainës është dënuar nga shumë klube dhe kombëtaren në mbarë botën, derisa lufta atje ende nuk është ndalur.


Sporti kryesisht ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri që kur Vladimir Putin shpalli luftë, me finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvendos në Paris dhe Formula 1 duke anuluar Çmimin e Madh të Rusisë të këtij viti.

Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'
Lexo po ashtu Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'

Tani FIFA po përballet me problemin e kualifikimeve të Kupës së Botës për Katarin këtë dimër, me Rusinë që do të luajë në play-off muajin e ardhshëm.

Tani presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka bërë thirrje FIFA-s që të largojë skuadrën e Valeri Karpin nga kualifikimet.

“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë”, ka thënë La Graet për Le Parisien.

FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë
Lexo po ashtu FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë

“Në këto rrethana dramatike, si mund të parashikohet të luajmë futboll kundër këtij vendi”.

Thirrja nga federata franceze vjen pasi Polonia, Suedia dhe Republika Çeke thanë se nuk do të përballeshin me Rusinë në play-off.

Pasi përfunduan në vendin e dytë pas Kroacisë në grupin e tyre, nikoqirët e Kupës së Botës në vitin 2018 duhej të takoheshin me Poloninë në raundin e parë të kualifikimeve në play-off.

Tifozët e Benficas e 'detyrojnë' Yaremchukun të shpërthejë në lot
Lexo po ashtu Tifozët e Benficas e 'detyrojnë' Yaremchukun të shpërthejë në lot

Fituesi i asaj ndeshje duhej të përballej me fituesin e duelit tjetër mes Suedisë dhe Republikës Çeke, por të treja skuadrat tashmë kanë refuzuar të përballen me ta, me ndeshjet e para të vendosura për 24 mars.

Kjo në thelb mund të nënkuptojë se FIFA duhet të marrë parasysh thirrjet e Francës për të përjashtuar Rusinë, ose t’i lejojë ata të kalojnë në finale pa pasur nevojë të luajnë ndonjë ndeshje, gjë që sigurisht nuk do të shkonte mirë.

Do të jetë interesante të shihet se çfarë do të bëjë FIFA, pasi UEFA lëvizi kaq shpejt me vendimin përfundimtar të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori