LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq kontradiktor, përkrah sovranitetin e Ukrainës, por jo sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiq kontradiktor, përkrah sovranitetin e Ukrainës, por jo sanksionet ndaj Rusisë

Siç edhe kishte premtuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media pak minuta më parë është deklaruar rreth çështjes së luftimeve në Ukrainë që i ka filluar Rusia.

Ai ka folur edhe për pozicionin e Serbisë në situatën që tashmë ka esklauar në Ukrainë, pasi Rusia filloi invazionin duke mos zgjedhur objektivat për t’i bombarduar, transmeton Telegrafi.


Në konferencë Vuçiq lexoi konstatimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku në pikën e parë është theksuar se “Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore”.

“Një prej parimeve të politikës së jashtme të Serbisë është respektimi i shteteve sovrane. Serbia ofron përkrahjen e plotë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha ai.

Megjithatë, theksoi se vendi i tij nuk do t’i vë sanksione Rusisë, pavarësisht se shumica e vendeve të botës tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

“Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e saj kur të vendosë për miratimin e masave kufizuese dhe sanksioneve kundër çdo vendi përfshirë Rusinë”, duke e bërë të qartë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori