LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: BE-ja do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: BE-ja do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Bashkimi Evropian do të sanksionojë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

“Tani e kemi në listë presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov”, tha Baerbock para gazetarëve derisa po shkonte në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Ata janë përgjegjës për faktin se njerëz të pafajshëm po vdesin në Ukrainë, dhe gjithashtu janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është shkundur dhe ne si evropianë nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi ajo.


BE-ja ka njoftuar për një sërë sanksionesh kundër Rusisë, që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do të rrit koston e huasë së Rusisë dhe inflacionin. /Telegrafi/