LAJMI I FUNDIT:

Nga Coutinho te Diaz, Alli dhe Guimaraes – Formacioni më i mirë i Ligës Premier me blerjet e janarit

Nga Coutinho te Diaz, Alli dhe Guimaraes – Formacioni më i mirë i Ligës Premier me blerjet e janarit

Klubet e Ligës Premier kanë shpenzuar 302.9 milionë funte apo 364 milionë euro për transferime në janar, shifër kjo më e shpenzuara në afatet kalimtare të janarit që nga viti 2018.

Në të njëjtën mënyrë, klubet arritën të rikuperonin shumën më të madhe të parave nga largimet në katër vjet.


Klubet angleze nënshkruan shitje për një shifër mahnitëse prej 159.7 milionë funtesh apo 192 milionë euro.

Klubet e Ligës Premier shpenzuan në janar për transferime sa gati La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 - së bashku
Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier shpenzuan në janar për transferime sa gati La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 - së bashku

Manchester City fitoi shumën më të madhe të parave nga shitja e lojtarëve pasi shiti sulmuesin premtues Ferran Torres te Barcelona.

Ndërmjet 11 klubeve shpenzuese, 30 transferime të përhershme u bënë me Newcastlen e sapo pasuruar duke qenë shpenzuesit më të mëdhenj këtë afat kalimtar.

Newcastle shpenzoi 93 milionë funte apo rreth 112 milionë euro për pesë lojtarë me cilësi të lartë për skuadrën e Eddie Howe dhe tani ka shans të mirë për të shmangur rënien nga kategoria.

Megjithatë, Liverpooli i Jurgen Klopp shpenzoi më shumë para në janar për një lojtar të vetëm, pasi bleu Luis Diaz nga Porto për rreth 60 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Por, cilët lojtarë po cilësohen si transferimet më të mira të janarit në Ligën Premier dhe cili është formacioni ideal me blerjet e janarit?

Mediumi The Sun ka publikuar një formacion me 11 lojtarët më të mirë në secilën pozitë që u blenë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Më poshtë keni formacionin më të mirë ku nuk mungojnë emra si Philippe Coutinho, Bruno Guimaraes, Rodrigo Bentancur, Dele Alli dhe Diaz.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori