LAJMI I FUNDIT:

Në Dubai botohen poezitë e poetit Fahredin Shehu

Në Dubai botohen poezitë e poetit Fahredin Shehu
photo: John Salakears, Bruksel 2016

Antologjia Poetry Tree, ose Pema Poetike, botohet në Dubai

Antologjia Poetry Tree, e edituar nga poeti, kompozitori dhe gazetari Adel Khozam nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është një përmbledhje voluminoze e poezisë bashkëkohore botërore, ku janë përfshirë edhe poezitë e poetit Kosovar, Fahredin Shehu.

Antologjia është e lidhur me projektin gjigant DUBAI EXPO 2020 ku janë përfshirë poetët e shquar, ndër ta edhe të nominuar për çmimin Nobel.


Kjo antologji është projekt më i madh letrar që ndonjëherë është shfaq në ndonjë Panair inovacioni.
Tema e Antologjisë është: ” Bashkimi i mendjeve, ndërtim i ardhmërisë”, ku përfshihen 400 poetë nga 192 shtete, transmeton Telegrafi.

Edituesi z. Khozam, është figurë e shquar e kulturës dhe mediave, ai ka fituar çmime për komponime muzikore, letërsi dhe aktualisht ësht drejtor i TV Dubai Media Incorporated dhe shkruan kolumne javore me gazetën “El Ittihad” ne Dubai që do të thotë se kjo Antologji do të ketë edhe mbulesë të shkëlqyeshme mediale.

Sipas Shehut, është vërtet privilegj jo vetëm për atë, por edhe për faktin se me ftesën nga Emiratet, Kosova nuk është anashkaluar dhe se poezia jonë është pjesë integrale e poezisë botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori